• |
ide | kryesore

Futbollistët bien në depresion nga gabimet e mëdha: Carrick tregon gabimin që ia bëri jetën ferr

Sport



Një gabim mund të kushtojë shumë, shumë më tepër se sa mund të imagjinohet. Ka nga ata që kanë gabuar e janë ringritur si bëri John Terry. Penalltia e gabuar në Moskë e rrëzoi, por kapiteni i Chelsea u kthye katër vjet më pas në Mynih dhe mori cfarë ishte e tij. Por ka edhe nga ata që një trofe të humbur për gabimet e tyre e paguajnë me cmim të shtrenjtë. Michael Carrick, pas finales së Romës ra në depresion, që i hoqi dëshirën për të jetuar Botërorin, ëndërra e tij që fëmijë.

Ish-mesfushori, tani në stafin e Mourinhos në Manchester United, në një intervistë për Times, ka shpjeguar se gjithcka nisi nga një gabim në finalen e 2009, që i dha avantazhin Barcelonës. Një njollë e pashlyeshme që Carrick e mbajti me vete për dy vjet. “Ishte momenti më i keq në karrierë. Përfundova në depresion. Nuk ishte dicka e thjeshtë. Zakonisht pas një gabimi në ndeshje ndihesh keq, ndoshta edhe për më shumë se një ditë, por atë gabim nuk e hiqja dot nga mendja. Një ndenjë e tmerrshme”.

Aq sa për ti shkatërruar atë që për një futbollist është një nga momentet më të bukura në karrierë: Kupa e Botës. Pas një viti nga gabimi i bërë në Champions, mesfushori anglez nuk gjente dot ngushëllim as aty e të dilte nga depresioni. Carrick e quan Botërorin si momentin më të keq në jetë. Si tregon për Times, Carrick i kaloi ditët i ndarë mes dëshirës për realizimin e ëndërrës së fëmijërisë, e dëshirës për tu kthyer në shtëpi tek familja. Kaq mund të kushtojë një gabim, edhe kur Champions e ke fituar një herë. Imagjino cfarë ndodh me ata që nuk do ta kenë më këtë mundësi si portieri gjerman Karius.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *