• |
ide | kryesore

Griezmann: “Topi i Artë i takon një francezi”

Sport



France Football ka publikuar 30 kandidatët për Topin e Artë 2018. Trofeu në 10 vitet e fundit ka qenë një cështje personale mes Lionel Messi e Cristiano ronaldos, por pavarësisht Champions të tretë radhazi të fituar nga portugezi, këtë vit hegjemonia e tyre mund të thyhet. Është i bindur për këtë Antoine Griezmann, kampion i botës me Francën në verë dhe kandidat potencial për trofeun.

“U shpallëm kampionë bote, bëjmë pjesë në skuadrën më të mirë të botës, e në këtë skuadër duhet të jetë edhe lojtari më i mirë i botës. Kjo është ajo që mendoj, cmimi duhet të shkojë për një futbollist francez”.

Griezmann nuk e fsheh dëshirën për të qenë fitues i trofeut: “Për mua është një ëndërr, nes fituesve janë vetëm lojtarë të jashtëzakonshëm. Do të ishte fantastike të bëhesha shembull për të tjerët”.

Por elozhet janë edhe për Kylian Mbappe, për të cilin Griezmann nuk ngurron të bëjë krahasimin me Cristiano Ronaldon: “Kur e shoh Kylian më duket se shoh Cristiano Ronaldo e Manchester – tha francezi – Luante në krahë, driblon shumë, shënonte, por nuk kishte një qëllim të qartë. Kur Kylian të bëjë atë që bëri Cristiano në Madrid, të mendojë vetëm të fitojë, do të shënojë 50 gola”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *