• |
ide | kryesore

I rrahën brutalisht, arrestohen të dyshuarit për sulmin ndaj dy të rinjve shqiptarë në Serbi

Lajme, Të fundit



Policia serbe ka identifikuar sulmuesit e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad dhe arrestoi katër të dyshuar për rastin.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, informon Tanjug.

Ai shtoi se janë identifikuar edhe personat që morën pjesë në një zënkë tjetër që ka ndodhur në Beograd.

Dy të rinj shqiptarë u sulmuan natën mes të shtunës dhe të dielës në Novi Sad, ku njëri nga ata Çlirim Maloku, po trajtohet në spitalin e Vojvodinës dhe është në rrezik për jetë.

I riu tjetër me inicialet G.B është në gjendje të mirë shëndetësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *