• |
ide | kryesore

Itali, kapet në det gomonia me 557 kg drogë, pranga dy skafistëve shqiptarë

Lajme, Të fundit



Kapet nje tjeter sasi droge ne Italia, e cila kishte ardhur nga Shqiperia. Nderkohe qe ne pranga jane vene dy skafistet shqiptare, 32 dhe 27 vjec, por emrat e tyre ende nuk jane bere te ditur.

Se paku keshtu raportojne mengjesin e sotem mediat italiane, teksa shkrujane se gjatë aktivitetit të përditshëm patrullues, ne Brindisi, njësitë e Marinës së Guardia di Finanza kanë konfiskuar një gomone të ngarkuar me lende narkotike.

Operacioni, u ndihmua fale mbështetjes së mjeteve të angazhuara në operacionin “Themis 2018” të Agjencisë FRONTEX, qe kanë mundur të identifikonin një gomone me dy skafiste, te cilet tentuan t’i shpetonin ndjekjes.

Pas një ndjekje të shkurtër në det, ata u kapen dhe ne gomone u gjet 557 kilogramë marihuanë, e paketuar në 24 pako të madhësive të ndryshme.

Nga dalja ne treg e droges, vlera llogaritej ne pothuajse pesë milionë euro. Që nga fillimi i vitit 2018, janë arrestuar 39 kontrabandistë, konfiskuar më shumë se 16 tone marihuanë nga Guardia di Finanza në Pulia dhe 16 gomone.



1 Comment

  1. Shikoni keto o morrat e kuq ku dalin ata drogaxhinjte tuaj dhe thone;-i dhame fund epokes te hashashit-dhe dit per dite jashte kufijve te vendit kapet mariuhane dhe hashash.Mos shikoni vidiot dhe audipergjimet se nuk kini pare vidio e disqe me sy jo te komentoni per to .Ka organe -speci-hale-qe i drejton -Marku me Prelen-dhe e zgjidhin ato ate proplem .-Akuzuesin e futin ne burg-te akuzuarin e bejne hero.Prandaj ka dale ajo fjala e urte popullore sot-burg qytetareve -liri zagareve–burg fukarajt -=liri djalit te Samurajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *