• |
ide | kryesore

Kourtney K ironizon veshjet e Kanye,’Ta shpifin’

Paparazzi, Slider



Në serinë e fundit të “Keeping Up With the Kardashians” u shfaqën 3 motrat e familjes të cilat shkonin në një udhëtim në Japoni, për të marrë pjesë në një set fotografik për modelet e reja të Yezzy. Kompania e reperit Kanye West pritet që shumë shpejtë të hedhë një dizajn të ri rrobash dhe Kim do jetë modelja e cila do reklamojë këto veshje.

Gjatë xhirimeve u zbulua që Kourtney nuk qenka fanse e madhe e punës së kunatit të saj. Ndërkohë që Kim gjatë gjithë kohës thoshte se po përballonte presion të madh pasi donte të bënte një punë të mirë për kompaninë e Kanye, motrat e saj vendosën që as mos i vishnin rrobat e tij. “Ti në fakt dukesh sikur sapo ke fituar Turin e Francës dhe thjeshtë po tregohesh e keqe me ne. Veshjet e tua ta shpifin dhe gjithçka është shumë rozë, nuk erdha në këtë udhëtim të vesh gjëra clown-ësh.”-i tha Kourtney motrës së saj para kamerës dhe nuk i kurseu aspak kritikat për Kanyen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *