• |
ide | kryesore

Alibitë e Ramës si ato të Hitlerit dhe Enverit

2, Arkiva, Ide



“E ka marrë ferra uratën”. Kjo është një shprehje, që e dëgjon gjithnjë e më shpesh nga më të vjetrit në Shqipëri kur komentojnë ato që po ndodhin në vend. Ka shumë gjasa që ata më të rinjtë nuk ia dinë kuptimin kësaj shprehje, prandaj me dy fjalë po u them se do të thotë që ka ndodhur e pariparueshmja. Po cila është urata, cila është ferra dhe cila e pariparueshmja që ka ndodhur? Urata është vendi ynë, ku balta duhet të na duket më e ëmbël se mjalta; ferra janë flakët e krimit që kanë marrë dhenë, duke na e bërë vendin të na duket si ferr, jo si mjaltë; e pariparueshmja është dëmi që i ka bërë ky krim vendit, mbi të gjitha njeriut dhe marrëdhënieve e vlerave njerëzore.

Ja shikoni lajmet e javës:

Pamë se i biri i një deputeti qarkullon me kobure në brez, përdhunon e kërcënon me sigurinë se nuk i ndodh asgjë sepse i ati është deputet nga ata që e ka të shkruar në ballë se është futur në listë nga kryetari, pasi bën pjesë ndër të fortët e botës së krimit që sundojnë me paratë, pushtetin e bandat e tyre edhe në Shkodër, edhe në Lezhë, edhe në Krujë e Fushë-Krujë, edhe në Durrës, edhe në Elbasan, edhe në Vlorë, edhe në Sarandë, edhe …edhe në Tiranë.

Pamë te Blloku një ndeshje spektakolare midis “të fortësh” që përfundoi me vrasje dhe vetëm pas vrasjes mësuam se këta të fortë janë po ata (rëndom i quajmë “biznesmenë”), që i çojnë dashnoret e tyre nëpër hotele 19 000 euro nata, që janë pronarë qendrash basti e më the të thashë, që, edhe pse janë të akuzuar për vrasje apo tentativa vrasjesh, respektohen si “të fortë”. Pamë po ashtu se ata, që duhet të konsiderohen specialistët më të zgjedhur në mbrojtjen e interesave të shtetit, me mjetet ekstreme punojnë si badiguardë të këtyre “biznesmenëve” që, merret vesh, i paguajnë shumë herë më tepër sesa ç’i paguan shteti.

Pamë se vëllait të një prezentatoreje të famshme televizive na i paskan gjetur në makinë bomba dhe detonatorë, që do i tregtonte diku te një bandë që s’dihet se kë do të hidhte në erë.

Këto janë tre nga kronikat e javës së fundit, ndërkohë që para një jave ka pasur të tjera të ngjashme, që tregojnë se flakët e krimit kanë pushtuar vendin nga veriu deri në jug.

Përballë kësaj gjendjeje të vendit gjen disa kategori qytetarësh.

Janë ata, të cilëve krimi ua ka djegur tashmë shtëpinë: d.m.th. që janë bërë pjesë e flakëve apo të shkrumbimit që ato kanë lënë pas.

Janë ata që ikin nga sytë këmbët, prej frikës se era do t’ua sjellë flakët edhe në shtëpinë e tyre.

Janë ata që shpresojnë se një ditë do të bjerë një shi i madh nga qielli dhe do t’i shuajë flakët.

Janë ata që presin dita-ditës të vijnë zjarrfikësit nga Amerika dhe Europa me ishambasadorin Lu në krye, me zorrë uji në dorë.

Janë ata që mendojnë se kanë ngritur rreth shtëpive të tyre mure mbrojtëse mjaft të larta me roje të sigurta.

Është edhe kategoria e atyre që shajnë e mallkojnë, e denoncojnë flakë këtu dhe atje, që bërtasin për zjarrvënie e zjarrvënës.

Po zjarrfikësit ku janë, cilët janë, ngrihet pyetja. Çfarë bëjnë ata? E pra, kjo është çështja. Zjarrfikësit tanë janë bash zjarrvënësit, që natën grumbullojnë paranë e madhe të krimit dhe ditën marrin rrogën e vogël nga shteti. Duke qenë të tillë gjatë ditës, ata janë angazhuar kryesisht në një punë speciale: të përgënjeshtrojnë dhe akuzojnë për shpifje ata, që thonë se vendi po digjet nga flakët e krimit. Kanë kohë që e bëjnë këtë, duke angazhuar edhe mediat, edhe shkarrashkrues kombëtarë e ndërkombëtarë, që i paraqesin flakët sikur të jenë një mrekulli ekonomike. Por ajo që po bie në sy së fundi është tentativa për të kaluar në një fazë të re shumë më të rrezikshme. Duke qenë se flakët po rriten në mënyrë tejet të dukshme nga akuzat për shpifje, duket se duan të kalojnë në akuzat se zjarrvënësit janë ata që denoncojnë zjarrin. Këtë ndjesi më dha ai lajmi i dhënë dje nga Kryeministri se tritolin në shtëpinë e viktimës së përdhunuar nga i biri e banda e të birit të deputetit e paska venë opozita, medemek për ta kërcënuar që të mos thotë të vërtetën: se është opozita ajo që po e përdhunon. Kjo ndjesi më kujtoi për asosacion se në vitin 1933, një kryeministër zjarrvënës famëkeq i vuri flakën Parlamentit gjerman dhe akuzoi se zjarrin e kishin vënë kundërshtarët e tij. Më çoi edhe në Shqipërinë e vitit 1951 kur në oborrin e Ambasadës Sovjetike u hodh një bombë, që theu vetëm disa xhama, për të gjetur pretekstin e pushkatimit të 21 intelektualëve të konsideruar si kundërshtarë potencialë.

Ndoshta ka lexues që do t’u duken shumë largvajtëse këto paralelizma. Veçanërisht atyre që nuk duan të mendojnë se zjarri, që shohin në kodër, do t’u arrijë një ditë në votër. Por, po të jesh njeri dhe jo zjarrvënës kriminal, mjafton të shohësh se si e kanë reduktuar atë viktimën e mjerë të përdhunuar për të kuptuar se zjarrin e kemi tashmë të gjithë në votër.

Panorama



28 Comments

    1. i pa emer dihet ti ke pun vetem me mut prandaj pordha nuk te ben pershtypje sepse jo vetem qe nuk ke fytyr e emer por ke bythen ne goj e gojen ne byth si rama ku rrajat,frrok,ndok,shullaz,habil,balil,rosh e dosh pastrojn ngjalat e pallat.
      tash ik pastro.

  1. Pikates, e koherent, ,por ne mbrendesi ne kete shkrim eshte edhe DMTHja se a ka veshe e sy ky popullte shohe e ndigjoi, por edhe ti mbaji ne kurriz zjarret e pushtetit?Z Lubonja gati sa nuk po na e thote hapur e situr mendimin,,,O popull, mos duroni shtypien, dhunen dhe roberine ekonomike nga banditizmi i lidhur me shtetin, popujt jane ne opzite vazhdimisht me qeverite,,, a tek ne,,,,,,,shifni e shkruani,,,Te lumt mendja e penda Z,,,Lubonja, s;ke cti thuash me shume shurdherve e memeceve,,, rruget jane te hapura.

  2. Pikates, e koherent, ,por ne mbrendesi ne kete shkrim eshte edhe DMTHja se a ka veshe e sy ky popullte shohe e ndigjoi, por edhe ti mbaji ne kurriz zjarret e pushtetit?Z Lubonja gati sa nuk po na e thote hapur e situr mendimin,,,O popull, mos duroni shtypien, dhunen dhe roberine ekonomike nga banditizmi i lidhur me shtetin, popujt jane ne opzite vazhdimisht me qeverite,,, a tek ne,,,,,,,shifni e shkruani,,,Te lumt mendja e penda Z,,,Lubonja, s;ke cti thuash me shume shurdherve e memeceve,,, rruget jane te hapura.

  3. Nese do ishte kaset–eshte e modifikuar
    Nese do ishte foto–eshte e modifikuar
    Nese eshte shkrim–e ka blere berisha
    Versioni alla rilindje

  4. E frikshme eshte te mendosh po te rikthehet berisha ne pushtet. Posht partia e krimit. Nje parti ka qen gjithmon me krimin dhe ate e dim mire te gjith. Kujtohuni o njerez se cfar behej ateher me VAMPIRIN ne krye. Gjak dhe perdhunime cdo 12 ore dhe lloj lloj pislliqesh, dhe me e keqia ishte se tallnin dhe bythen dhe benin arrogantin. Dhe jan keta sot qe flasin per krimin. Krim ka dhe do te ket por po te flasim me statistika as nuk krahasohet me kohen e VAMPIRIT. Nuk harrohet ajo koh sado qe doni tena hidhni hi syve.

    1. berisha vajti ne pidh te sheqeres , hajt te cojme dhe kete ne pidh te anetes dhe ty tregojme kurvave te politikes se ky eshte fundi i tyre dhe jo te bejem tifozllik e tu ngrefim karet ketyre kurvave

  5. Lubonja kurdoher opozitar, se ashtu ja do puna, se ndryshe nuk ja fershellen njeri. Te njejtat nuk thoshte dhe kur ishte pd ne pushtet? Dhe per ju qe i thoni bravo e sakt sot, dje e keni share dhe ofenduar. Jeni interesaxhinj me dy fytyra dhe pa dinjitet.

  6. Historiani i historise, mizen beje buall, e shpif e shpif se dicka mbetet, eshte teori e vjeteruar ti qe nuk e harroke ate kohe”’Dukesh, pa te bere pershkrimin ne ato qe thua e qe i thua sipas metodes se qelbesirave, dhe ti qe nuk e dikerke dhe bekerke te kaluaren me te keqe se kjo qeveri hajnash, gangsteresh, narkotrafikante e perdorues, bastarde te trasheguar, na ben histori per te mbuluar krimet e pa bera ndonje here ne cdo sektor te shtetit e jetes se popullit. Jeni kanibale, katile, se sa do te fshiheni, sa do te veni maska ju jeni gllaberuesit e tmerruesit e jetes publike. Thone mire per ju,,,,Te pa pare,,,,,por ne maskaralleqe e poshtersi,,,, e kur te na folni, na tregoni per te sotmen ku jemi o kellira te tepsise se psikopatit.

  7. Historiani i historise, mizen beje buall, e shpif e shpif se dicka mbetet, eshte teori e vjeteruar ti qe nuk e harroke ate kohe”’Dukesh, pa te bere pershkrimin ne ato qe thua e qe i thua sipas metodes se qelbesirave, dhe ti qe nuk e dikerke dhe bekerke te kaluaren me te keqe se kjo qeveri hajnash, gangsteresh, narkotrafikante e perdorues, bastarde te trasheguar, na ben histori per te mbuluar krimet e pa bera ndonje here ne cdo sektor te shtetit e jetes se popullit. Jeni kanibale, katile, se sa do te fshiheni, sa do te veni maska ju jeni gllaberuesit e tmerruesit e jetes publike. Thone mire per ju,,,,Te pa pare,,,,,por ne maskaralleqe e poshtersi,,,, e kur te na folni, na tregoni per te sotmen ku jemi o kellira te tepsise se psikopatit.

  8. Nje nga shkrimet me te mira dhe me objektive te Lubonjes.I ka bere nje skaner realitetit te sotem shqiptar.BRAVO

  9. Lubonja e nis me tre lajme nga krimi dhe thote e ka marre ferra uraten njerzit largohen per dite etj…..!tani une shoh lajmet italiane dhe perdit ka nga 4-5 lajme te krimit dhe me te renda se ketu sipas lubonjes edhe Italia anglia spanja franca shba e paska mare ferra uraten ne keto vende,ti qofsh o lubonje bashke me keta komentues skiftera qe disa vite me pare vetem te shanin.kudo krimi eshte nje lloj

  10. Po me Hitlerin cfare ka Lubonja qe e krahasonn me komunistet. Eshte e habitshme se ky ka bere shume vite burg prej komunisteve. As nuk ka jetuar nen regjimin e Hitlerit vetem cfare ka lexuar ne libra qe shkruajten komunistet e fitimtaret e tjere. Sa per dijeni nuk e shikon cfare marrezish bejne komunistet e rinj ne Amerike sot qe duan ti vejne flaken Kapitolit e Gjykates Supreme? Pse duhet te habitet qe po komunistet i vune flaken Rajshtagut? Akoma nuk ju ka mbushur mendja se kush jane komunistet? Duket sikur inatin e ka ngaqe komunistet e sotem nuk e bejne pjese te “udheheqjes” se tyre.

  11. Lubonja dhe Andi se bashku me Ylli Rakipin te udhehequr nga i semuri mendor kanuni i saliut,kane mbaruar nga trute! Njeriu nuk mund te bjere kaq poshte ne nivelin e ar-it,ZIgurr Qarrit,Skypion xxxxx! Nivel mediokrish! Ta kemi me shendet Saliun sa eshte gjalle!

    1. E pe kaseten ? Ky lloj produkti jeni ju , te vrisni naten dhe te qani diten . Mos u merzit o rrogtar militant eshte çeshtje geni dhe gjaku , po u prish nje here nuk ka me derman . Here tjeter merr guximin dhe shkruaj me emrin tend dhe mos i nderro emrat si breket e kurvave o gjakprishur “Andi, jo Bushati “.

  12. Gjak ke derdhur Saliu. Gjak te pafajshem shqiptari! Emri im eshte xxxxx! produkt i Saliut jeni ju o injorante!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *