• |
ide | kryesore

Mesfushori hoqi dorë nga Franca, për kombëtaren afrikane

Sport



Ishte kampion bote me Francën Under 20 në 2013 e ka luajtur pesë ndeshje me fanellën e Gjelave, të gjitha në miqësore. Tani Geoffrey Kondogbia ka vendosur: nuk do të zbresë më në fushë me kombëtaren franceze, ku për më tepër nuk thirret kurrë nga Deschamps, por do të luajë me Republikën Afrikanoqendrore, kombëtarja e origjinës së prindërve të tij.

Rregullorja e Fifa i lejon ndryshimin e kombëtares, në kohën kur Kondogbia, lindur në Nemours, pranë Parisit, ka dy pasaporta: franceze e atë të Republikës Afrikanoqendrore. Mesfushori 25 vjecar nuk hyri më në xhiron e kombëtares së Francës, që nga 7 shtatori 2015, në miqësoren kundër Serbisë. Më pas, jo vetëm që nuk u shfaq në Europian apo Botëror, por edhe në kualifikuese dhe ky ishte motivi që Kondogbia vendosi të ndryshojë.

Që në shtator kishte ardhur leja e Fifa, por mesfushori i Valencia nvendosi ti përgjigjet grumbullimit të teknikut të kombëtares Raoul Savoy, zviceran me origjinë spanjolle vetëm tani. Kondogbia do të mund të zbresë në fushë në sfidën e dyfishtë të kualifikueseve për Kupën e Afrikës kundër Bregut të Fildishtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *