• |
ide | kryesore

Muajt e pushimit mbaruan: Real Madrid e Bayern në garë për Conte

Sport



Real Madrid dhe Antonio Conte, historia fillon të përsëritet katër muaj nga refuzimi i qershorit, kur Florentino Perez thërriti teknikun për të zëvendësuar Zinedine Zidane. Kriza e rezultateve të Lopetegui, è ultimatumi që presidenti i ka dhënë ish-teknikut të Furive të Kuqe duke i caktuar Barcellona-Real të 28 tetorit si provë, ka bërë që italiani të kthehet në qendër të interesave Blancos.

Këtë herë Conte nuk mund të thotë jo. Në qershor pesha e tre Champions të lënë trashëgimi nga Zidane ishin një ngarkesë që vështirë së përballohej. Gjërat tani janë ndryshe dhe ky mund të jetë kapitulli më i rëndëishëm për ish-teknikun e Chelsea, që nga koha kur mbeti pushim: avancimet e Milan, që nuk u konfirmuan asnjëherë; idea e fillim shtatorit për të zëvendësuar Di Francescon në Romë, janë sigurisht inferiore nga joshja e pankinës së Mbretërorëve.

Në këto orë në lojë është futur edhe Bayern Mynih që po monitoron situatën e Conte, duke qenë se edhe kampionët e Gjermanisë janë në krizë rezultatesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *