• |
ide | kryesore

Pas shpërthimit me tritol, FNSH ruan banesën e Xhisiela Malokut

Lajme, Të fundit

Një ditë pas  planit të masave për marrjen në mbrojtje të Xhisiela Malokut, efektivë të FNSH janë vënë në ruajtje të banesës së familjes së saj.


Mëngjesin e sotëm janë parë efektivë dhe një furgon i FNSH-së, të cilët qëndrojnë  pranë shtëpisë së Xhisiela Malokut në fshatin Larushk.


Pas shpërthimit të një mase tritoli në ambientet e jashtme të banesës së gjyshërve të Xhisiela Malokut, banesë në të cilën jeton edhe ajo me nënën dhe motrën, policia e Krujës e ka marrë në mbrojtje familjen Maloku.

Në një intervistë për mediat, ajo u shpreh se deri dje nuk ndihej e kërcënuar, por tashmë po, ndërsa për këtë shpërthim ka akuzuar opozitën.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu