• |
ide | kryesore

Shtyhet seanca/ Avokatët e bandës “Shullazi” nuk kishin përgatitur mbrojtjen

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme mbrojtja e bandës “Shullazi” pritet të paraqesë konkluzionet në Gjykatën për Krime të Rënda.

Në seancën e kaluar prokuroria kërkoi ne total 64 vite burg për të akuzuarit.

Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga  11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.

Prokurorë të çështjes ishin drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. E gjithë seanca u zhvillua nën masa të forta sigurie.

Ndërsa sot, u vendos që seanca për konkluzionet e mbrojtjes të shtyhet për në 23 tetor.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *