• |
ide | kryesore

Skandali/ Bashkia e Tiranës ngatërron fituesin e maratonës, triumfon me kohë Luiza Gega edhe pse e dyta

Lajme, Të fundit



Në maratonën e organizuar në Tiranë dy ditë më parë, fituese u shpall atletja shqiptare Luiza Gega, por në ngjitjen në podium ndodhi një incident, pasi e para që e kishte kaluar shiritin ishte një sportiste nga Kenia.

Kur gara kishte përfunduar dhe tre fituesit po prisnin përpara podiumit, moderatori i maratonës i tha sportistes keniane se kishte ndodhur një gabim dhe se ajo ishte renditur e dyta.

“Jo, jo, unë jam e para”, përsëriste vajza, e cila kishte mposhtur me diferencë vrapuesit e tjerë. Në shenjë proteste, vajza nga Kenia zbriti nga podiumi kur kryebashkiaku Veliaj i dha Gegës medaljen e artë.

Ndërkohë vetë Gega është shprehur se gara ka nisur 5 minuta para orarit zyrtar dhe se ajo ishte duke u ndërruar, pasi kishte qenë në skenë. Ajo po ashtu thotë se është nisur 58 sekonda me vonesë.

Në lidhje me këtë incident Politiko.al ka kontaktuar me burime të stafit organizator, por edhe të stafit të atletes Gega duke grumbulluar të dhëna të reja.

Kështu, koha e konsumuar nga secili atlet në garë, edhe në atë të Tiranës, matet me një çip me të cilin janë pajisur garuesit. Në maratonat, që janë gara me distancë të gjatë ka një kohë bruto dhe një kohë neto. Koha bruto është koha nga rënia e pistoletës deri në fund të garës, ndërsa koha neto është ajo që i është dashur atletit për të përfunduar distancën, pavarësisht nisjes (d.m.th., edhe pse dikush mund të niste disa minuta pas shkrepjes së pistoletës).

Politiko.al sqaron se, për një gabim teknik, maratona ka filluar pesë minuta para, pra jo në ora 9, por në 8.55 dhe, gjithashtu atletja Gega është nisur 58 sekonda me vonesë, pra pas shkrepjes së pistoletës. Kjo ka çuar në pështjellimin në matje që e ka bërë atleten keniane të mendojë se është fituesja, duke prodhuar edhe momentin konfuzues në podium.

Rregulli i garës është se fitues është atleti që e konsumon më shpejt distancën pavarësisht kohës së nisjes. Koha e Luiza Gegës është 1.14.18 ndërsa e atletes keniane 1.14.56.



3 Comments

  1. Po keta organizatoret , nuk i shpjeguan rregullat e ‘ kohes bruto’ dhe ‘kohes neto’ vrapuesve ?
    Nese nuk i kane shpjeguar me perpara keto rregulla atehere ajo Kenjanja ka te drejte te pretendoje vendin e pare.

  2. luiza gega e erionka velina kan qen duke ja thithur roshit e rrajave pallen.prandaj jan nisur me vones.turp per ket shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *