• |
ide | kryesore

UFC, vjen edhe pezullimi pas sherrit masiv në ndeshjen McGregor-Nurmagomedov

Sport



Për shkak të KO të rëndë në raundin e katërt të duelit të humbur me Khabib Nurmagomedov, Notorious McGregor nuk do të lejohet të ndeshet deri në 6 nëntor, ndërsa nuk duhet të ketë “asnjë kontakt” deri në 28 tetor.

Njeriu që e mundi irlandezin, Khabib Nurmagomedov, i ka shpëtuar pezullimit. Pas luftimeve veçanërisht të rënda, sportistët vlerësohen nga ekipet mjekësore të UFC-së, me një vendim që përcakton se kur ata mund të kthehen në stërvitje dhe aktivitet.
Dhe duke qenë se luftëtari irlandez u mund keq në raundin e katërt, duke parë ëndërrat e tij për titullin e peshave të lehta të zhdukeshin, McGregor duhet të qendrojë për pak kohë jashtë Oktagon.

Komisioni Shtetëror i Atletikës i Nevadas mund të mbajë të bllokuar të gjithë cekun prej £ 2.3million të McGregor, deri sa të përfundojnë hetimet në lidhje me sherrin masiv pas ndeshjes së të dielës. Të dy luftëtarët mund të goditen financiarisht si pjesë e hetimit dhe të pezullohen nga luftime të tjera në Las Vegas.

Filmimi i sherrit tregoi irlandezin, 30 vjeç, duke goditur grushtin e parë mbi kushëririn e Khabib, Abubakar Nurmagomedov, ndërsa të gjitha palët e përfshira në ngjarje do të përballen me intervista nga zyrtarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *