• |
ide | kryesore

Video/ Futbollistët e famshëm, karrige kokës funksionarit të shtetit

Sport



Probleme dhe të mëdha madje për Aleksandr Kokorin e Pavel Mamaev, që janë një hap larg shkarkimit nga Zenit e Krasnodar. Dy futbollistët kanë patur një mëngjes të cmendur në një bar në Rusi, ku janë filmuar nga telekamerat e sigurisë, si protagonistë të një agresioni në dëm të një funksionari të qeverisë ruse. Të dy, ndoshta të dehur, kanë sulmuar madje Kokorin ka hedhur një karrigë në drejtim të tij.

Nuk është i ri në këto situata Kokorin, sulmuesi i Zenit, deciziv në ndeshjen e fundit të Europa League kundër Slavia Praga, por që tani rrezikon burgun. Dënimi më i rëndë në Rusi, mbi këtë situatë, është 5 vjet heqje lirie. Klubi, me një komunikatë për shtyp është distancuar nga ngjarja: “Dënojmë veprimin dhe po vlerësojmë masat që duhen marrë për lojtarin”.

Nuk e ka më mirë punën edhe Mamaev, mesfushori i Krasnodar që është përjashtuar nga skuadra në pritje të shkarkimit. Por dënimi I shpër vjen edhe nga Ministri i Sporteve, Pavel Kolobkov, që ka njoftuar përjashtimin nga kombëtarja për të dy lojtarët.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *