• |
ide | kryesore

Video/ Si u kap gomonia me 557 kg drogë me vlerë 5 mln euro, pranga dy skafistëve shqiptarë

Lajme, Të fundit



Dalin pamjet e ndjekjes ne det dhe kapjes se 557 kg droge ne Italia, e cila kishte ardhur nga Shqiperia. Ne pranga jane vene dy skafistet shqiptare, shtetasit G.M., 32 vjeç dhe A.B., 27 vjeç nga Vlora.

Keshtu raportojne mengjesin e sotem mediat italiane, teksa shkrujane se gjatë aktivitetit të përditshëm patrullues, ne Brindisi, njësitë e Marinës së Guardia di Finanza kanë konfiskuar një gomone të ngarkuar me lende narkotike.

 

Operacioni, u ndihmua fale mbështetjes së mjeteve të angazhuara në operacionin “Themis 2018” të Agjencisë FRONTEX, qe kanë mundur të identifikonin një gomone me dy skafiste, te cilet tentuan t’i shpetonin ndjekjes.

Pas një ndjekje të shkurtër në det, ata u kapen dhe ne gomone u gjet 557 kilogramë marihuanë, e paketuar në 24 pako të madhësive të ndryshme.

Nga dalja ne treg e droges, vlera llogaritej ne pothuajse pesë milionë euro. Që nga fillimi i vitit 2018, janë arrestuar 39 kontrabandistë, konfiskuar më shumë se 16 tone marihuanë nga Guardia di Finanza në Pulia dhe 16 gomone.



2 Comments

  1. E lexova këtë lajm edhe në disa gazeta të kapura të Ramës.
    Por këto gazeta, lajmit se sasinë prej 560 kg të kanabisit e kishte bllokuar Guardia di Finanzia italiane, i kishin bërë edhe shtojcën “me ndihmën e Policisë së shtetit”
    Të cilit shtet ?
    Sipas gënjeshtrave të ramistëve, policia shqiptare paskej shkuar në Brindisi të Italisë që të ndihmojë Guardia di Finanzia për kapjen e trafikantëve e drogës që vjjnë nga Shqipëria.
    O Zot çfarë paturpësie e çfarë gënjeshtra të trasha !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *