• |
ide | kryesore

“200 mijë ose të nxora fotot intime”/ Vajza denoncon ish-të dashurin 21-vjeçar nga Mamurrasi

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës tha se ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga Mamurrasi. Ai akuzohet se i ka vënë gjobë ish-të dashurës së tij se do i publikonte disa foto intime. Në pranga është vënë Ylli Kaçi, i cili ishte denoncuar nga një vajzë me iniciale A.Gj..

Në denoncimin e saj, vajza kishte deklaruar se i riu e kërcënonte vazhdimisht se nëse nuk i jepte 20 mijë lekë të rinj do t’i publikonte fotot intime. I riu nuk është ndalur edhe pse ka marrë një shumë parash ai ka kërkuar të tjera. Ndaj Kaçit tashmë rëndon akuza e “kanosjes për dhënie pasurie”. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *