• |
ide | kryesore

Ata (s)ishin pesë

Stil



Janë shumë të apasionuar pas teknologjisë. Janë kërkues, navigues, dëshirues, për të shkuar përtej kufijve të imagjinatës. Janë studentë të talentuar në universitetet e ndryshme të Tiranës, ku studiojnë për Informatikë, Electronic and Digital Communication Engineering, Business Informatics, Shkenca Kompjuterike, Financë etj.

Ata, tashmë janë dhe shumë të emocionuar, sepse janë shpallur fitues të edicionit të parë të Vodafone Disruption Camp, që kishte për qëllim zbulimin e talenteve të reja, në teknologji dhe inovacion. Klivia Qela, Kei Hysi, Frensis Prepapuca, Erges Mema dhe Ervin Ndoka spikatën si pesë më të mirët, ndër 25 të rinjtë, që morën pjesë në këtë aktivitet, ku për tre ditë me radhë u zhvilluan trajnime e ushtrime të të menduarit ndryshe, u shkëmbyen ide të reja, udhëhequr nga ekspertë të teknologjisë dhe menaxherë të Vodafone Albania, por edhe nga mentorë të nivelit ndërkombëtar.

“Të rinjtë kanë nevojë për mbështetje, pasi jam e sigurtë se mendja e tyre është e pasur me ide të pafundme dhe kanë aftësi të mrekullueshme, thjesht duhet t’i nxjerrin ato në pah”, u shpreh njëra nga fitueset, Kei Hysi, duke shtuar më pas se Vodafone Disruption Camp ishte për të një eksperiencë ndryshe nga të tjerat, që do të mbetet gjatë në memorien e saj. Jo pse ishte pjesë e skuadrës fituese, por sepse gjatë kësaj eksperience mbi të gjitha fitoi njohuri të reja dhe miq të rinj.

Për Erges Memën, Vodafone Disruption Camp ishte një mundësi ku nëpërmjet punës intensive dhe suportit të vazhdueshëm nga profesionistët, fitohej një rritje personale e profesionale, duke shkëmbyer ide e eksperienca njerëzore.

Ervin Ndoka u shpreh se ky takim ishte një eksperiencë shumë sfiduese, ku mësoi shumë, por mbi të gjitha kuptoi se të rinjtë shqiptarë kanë shumë potencial. “Pas kësaj eksperience, mund t’ju them me bindje të plotë të gjithë të rinjve që mos t’i humbasin këto mundësi, ku mund të tregojnë potencialin e tyre të vërtetë”.

Për të gjitha këto arsye, siç shprehet Frensis Prepapuca, një event i tillë duhet bërë gjithmonë, pasi kjo mundësi u duhet dhënë edhe shumë të rinjve të tjerë. Edhe Klivia Qela shpreh me zë të lartë të njëjtën dëshirë: “Shpresoj që ky event të përsëritet në vazhdim dhe t’u japë mundësi të rinjve të tjerë të shpalosin idetë dhe energjitë e tyre si dhe të arrijnë të provojnë të njëjtat emocione si ne. So, are you ready?”.

Ready! Sepse edicionet e “Vodafone Disruption Camp” do të vazhdojnë, për të zbuluar e tërhequr në kompani të tjerë të rinj të motivuar që kanë potencialin dhe talentin për të qenë pjesë e vizionit të Vodafone për të ardhmen.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *