• |
ide | kryesore

Befasia e çështjes Mayorga: Ronaldo nuk është i akuzuar dhe pas akordit të Ronaldos me amerikanen qendron Real Madrid

Sport



Dalin të tjera detaje dhe shumë të rëndësishme në cështjen që prej javësh po bën xhiron e botës, përdhunimin e pretenduar që ndodhi në një hotel në Las Vegas në 2009, për të cilin Kathryn Mayorga akuzon Cristiano Ronaldo. Departamenti i policisë metropolitane të Las Vegas (LVMPD), ka mohuar disa deklarata të bëra nga avokati i Mayorga në ditët e kaluara dhe ka saktësuar: “Ronaldo nuk është i akuzuar për asnjë krim”.

E ndërkohë ka marrë sqarim, për të hapur ndoshta një polemikë edhe më të madhe, cështja e akordit mes portugezit dhe modeles. Real Madrid e detyroi CR7 të paguajë Kathryn Mayorga. Lajmin e ka bërë publik e përditshmja portugeze ‘Correio da Manha’, sipas të cilit janë Los Blancos pas paktit të privatësisë të firmosur 9 vjet më parë.

Sulmuesi, po sipas gazetës ka qenë kundër pagesës së 375mijë dollarëve, por Real e shtyu ta bënte nga frika se mos diskreditohej.

Në atë kohë, Cristiano Ronaldo sapo kishte firmosur një kontratë milionare me Real dhe klubi shqetësohej për imazhin. Në muajt që pasuan festën famshme, shpjegon ‘Correio da Manha’, avokatët e Real u takuan disa herë për të zgjidhur punën në mënyrën më të mirë.
Akordi u arrit në janar 2010 kundër dëshirës së Ronaldos, që refuzonte të paguante për të treguar pafajësinë e tij.

Gazeta madje tregon edhe një tjetër detaj, shumë të rëndësishëm: pas raportit seksual, portugezi e modelja janë kthyer në diskotekë ku kanë qendruar për disa orë.

Këto detaje bëjnë pjesë edhe në strategjinë e avokatëve të Ronaldos për të rrëzuar akuzat kundër CR7.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *