• |
ide | kryesore

Derdhja e naftës në Mesdhe, Franca dhe Italia fillojnë pastrimin e detit

Planet



Autoritete detare franceze dhe italiane kanë filluar të pastrojnë detin Mesdhe pas derdhjes së naftës e cila u përhap 20 kilometra, pasi dy anije mallrash u përplasen në veri të ishullit të Korzikës.

Rojet bregdetare njoftuan se janë duke rimarrë disa nga materialet e ndotura, dhe janë duke e monitoruar derdhjen mes ndryshimit të kushteve të motit. Një anije mallrash tuniziane shpërtheu kur goditi anijen qipriote, gjatë përplasjes të së dielës, duke shkaktuar rrjedhje të karburantit. Askush nuk u lëndua.

Një zëdhënës i autoriteteve detare rajonale franceze tha se pastrimi filloi të hënën në mëngjes të karburantit që është përhapur 20 kilometra. Zyrtarë francez thanë anijet franceze dhe italiane dhe ekspertët e naftës po tërheqin një pengesë lundruese për të mbajtur vajin, dhe pastaj do të përdorin një pajisje ajrimi për të thithur karburantin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *