• |
ide | kryesore

Dogji makinën e Drejtoreshës së Qendrës Sociale, arrestohet autori (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës njoftoi mbrëmjen e sotme se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 1 tetor të këtij viti, ku u dogj makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga është vënë 46-vjeçari Alket Rumano.


NJOFTIMI: 

Tiranë – Komisariati i Policisë Nr.6 zbardh ngjarjen e ndodhur më datë 01 tetor 2018, ku Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat i dogjën mjetin.

Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pas një pune intesive hetimore identifikuan dhe arrestuan autorin e dyshuar të zjarrvënies së automjetit, shtetasin :

– Alket Rumano, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas më datë 01 tetor 2018 në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, për motive të dobëta i ka vënë zjarrin gjatë natës automjetit me targë AA550TN në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *