• |
ide | kryesore

Dolly Parton:E pata të vështirë të refuzoja Elvis Presley-n

Paparazzi, Slider



Dolly Parton ka rrëfyer se në fillimet e karrierës së saj i është dashur të refuzojë një propozim të Elvis Presley.

Bëhet fjalë pikërisht për këngën “I will always love u”. Pasi Dolly e kishte publikuar projektin, menaxherët e mbretit të rock and rollit e kishin kontaktuar dhe i kishin propozuar që ai ti bënte një cover këngës.  Sigurisht artistja e cila atëherë ishte në fillimet e karrierës kishte pranuar, madje kishte lajmëruar gjithë familjen dhe miqtë e saj që Elvis do këndonte një krijim të sajin.

Gjithsesi këtë vendim ajo e ka kthyer në momentin kur menaxherët e tij i thanë se nëse Presley do të këndonte një cover, atëherë ajo duhet ti shiste të drejtat dhe autorsinë e krijimit. Dolly nuk ka pranuar, madje ka thënë se ky është vendimi më i vështirë që i është dashur të marrë në jetën e saj por që “I will always love u” ishte kënga e saj dhe nuk mund të hiqte dorë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *