• |
ide | kryesore

FOTO/ Ky është ish-kryeplaku në Lushnje i cili u qëllua mbrëmë me plumb në kokë

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së kësaj të marte në Lushnje.

Një 44-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Shegas.

Policia bën të ditur se viktima është identifikuar si shtetasi Qemal Alla, ish-kryeplak i këtij fshati.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 minuta, kur Qemal Halla, 48-vjeç është qëlluar me armë zjarri brenda në automjetin e tij rreth 100 m larg shtëpisë dhe për rrjedhojë ka humbur jetën.

Halla ka qenë duke udhëtuar me makinë në momentin kur është qëlluar për vdekje. Viktima ka qenë kryeplak katërvjeçarin e kaluar kur ky fshat ishte pjesë e komunës Golem.

Ai ishte fermer dhe nuk rezulton person me precedent penal. Policia dhe FNSH ndodhen në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në hyrje daljet e Lushnjes. Nuk dihen ende detaje për rrethanat e kësaj ngjarjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *