• |
ide | kryesore

Historia/ Çfarë tha Fatos Nano ku u arrestua një “i fortë” i lidhur me PS-në

Lajme, Të fundit
Fatos



Ish-deputeti, Asllan Dogjani i ftuar në emisionin “Arena” në Ora News, tregoi një rast kur u arrestua një kriminel me lidhje partiake në periudhën kur kryeministër ishte Fatos Nano.

“Unë kam qenë drejtor policie. Kam bërë arrestimin e një krimineli. Një deputet i PS-së i ka thënë kryeministrit në atë kohë, Fatos Nanos që ky drejtori i policisë po arreston njerëzit tanë.

Për hir të së vërtetës, Nano i ka thënë: “Kush janë njerëzit tanë? Filani! Pse njerëzit tanë janë kriminelë?” Këtu u mbyll çështja. Duhet që policia e shtetit të jetë e depolitizuar. Pasojat e këtyre krimeve sot në Shqipëri që ka filluar duke u rritur ditë për ditë”, – deklaroi Dogjani.



4 Comments

  1. Nano si politikan e kryeministër ishte më së paku dy herë më i zgjuar se Rama.
    Për hir të vërtetës duhet pranuar se gjatë kohës që ai kishte lidershipin e PS, në këtë parti të dalë nga PPSH, deputetë u zgjodhën vetëm intelektuale e persona të pa përfolur për korrupsion.
    As mund të mendohet që Fatos Nanoja të vinte si kryetar të grupit të tij parlamentar, një personazh të tillë kaq ordiner si Taulant Balla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *