• |
ide | kryesore

Rama i drejtohet me letër të hapur shqiptarëve/ Ku gabova me dëshmitarin e rremë*

Pikante



Shumë të dashur bashkëqytetarë të mij, që jeni pjesë e qeverisjes, po aq sa edhe unë.

Dua t’u kërkoj falje me përunjësi për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmë. E di se, që në ditën që hyra në këtë zyrë ku unë kisha vetëm karrigën, por ju gjithë pushtetin, ju kam premtuar se nuk do tju zhgënjeja kurrë, se nuk do të bëja kurrë asgjë pas shpinës suaj.

E di gjithashtu se shumë nga ju, jo ata që i përkasin qenërisë saliste dhe llafollogëve të banaqeve të kazanit, por ju, pjesa më e madhe e popullit që bashkëqeverisni me mua, mund të keni dyshuar se unë e kam shkelur këtë premtim.

Kur keni parë mbrëmë atë videon e atij Fredi Alizotit, që unë ua kisha paraqitur si dëshmitarin që do të shkallmonte Kinostudion e ngritur në SHQUP, ju do keni menduar se unë ju kam gënjyer. Se duke ju thënë që PD e kishte paguar me 200 mijë euro për të ngjizur atë inskenim, unë ju kisha prerë në besë.

E di gjithashtu se ky dyshim do t’u jetë përforcuar më shumë kur jeni kujtuar se edhe për avionët e drogës u thashë se janë kaçatorë për spërkatje.

Po, po, e kam kuptuar se keni shfaqur mosbesim ndaj meje kur kujtoni fjalët e mija, se Visi i Kavajës nuk kish bërë kurrë burg në jetën e tij.

Jam i ndërgjegjshëm se do jeni ndjerë ligsht, kur keni menduar se e shpalla Saimir Tahirin një hero të suksesshëm në luftën kundër drogës dhe Dritan Zaganin një ndihmës të trafikantëve.

Jam i vetëdijshëm se më keni parë me habi kur e quajta nënkomisar Nuhun “horr” dhe kur mbështeta versionin se ajo vajza nga Nikla vetëdigjej vetë në kofshë me cigare.

Nuk kam dyshim se i kujtoni të gjitha këto, ia vishni kësaj fabulës se këtij Alizotit dhe mendoni se nuk ka zot që mua të më ndajë nga gënjeshtra.

Prandaj kam vendosur t’u them të vërtetat e mia:

Fatmir Xhafën e mbrojta se më çau dërrasat ai Lu, po tani që ai iku, me gjithë këto andrralla që më ka hapur, ju jap fjalën se nuk do ta ketë të gjatë.

Saimir Tahirin e mbrojta përkohësisht se vërtet shoqërohej me ata Habilajt, por ama, sa qe ministër, nuk guxoi kush të mos vinte rripin në makinë dhe të guxonte të shkelte semaforin.

Ervis Roshin e dija se ç’ishte, por e ruajta sa të mbaronte ata kanalin që lidh Kavajën me Qerretin. Vetëm ai dinte t’i detyronte biznesmenët të punonin, se u shkonte në kantier me shkop bejzbolli. Shikoni si kanë mbetur punët tani në Kavajë!

Përdhunuesit e Xhisielës i mbrojta se nuk doja që ajo çështje të bëhej e madhe, pasi e di se sa shkaterrimtare është jeta e një adoleshenti që e përgojon Saliu. E kam provuar në familjen time.

E pra ju mund të m’i përmendni këto dhe të më thoni sot se unë e kam shkelur besimin tuaj, pasi të gjitha këto alibi që iu kam thënë kanë dalë bllof.

Por, sot mora mundimin të shkruaj hapur, të pranoj dhe disa nga gënjeshtrat e mia, për t ju thënë se nuk ka vënd për shqetësim. Madje është e kundërta. Të gjitha sa u thënë më sipër, nuk janë alarmi se ju po bashkëqeverisni me një kryeministër mashtrues, ato janë prova se ju po ju drejton një prijës që nuk di të gënjejë.

Me mua në krye të qeverisë, herët apo vonë ka triumfuar gjithmonë e vërteta. Kjo është garancia më e mirë për të vazhduar koalicionin e madh me gjithë qytetarët…

Juaji Edi Rama

* (Përvç tekstit të letrës të gjitha ngjarjet dhe personazhet janë reale)



6 Comments

    1. Nuk ka fare nevojë që të bësh humor me Ramën duke botuar kësisoj shakarash.
      Pashë mbrëmë në Youtube , në një emision të Sokol Ballës, ballafaqimin e Ramës me katër persona të njohur në publik. (Lelaj, Gjekmarkaj, Vejsiu, Minxhozi)
      Nuk kanë nevojë pra televizionet e mediat shqiptare të bëjnë fejtone humoristike me Edi Ramën.
      Mjafton të transmetojnë videon origjinale që përmenda, për të kuptuar se cili është psikopati që qeveris Shqipërinë.
      Në ate emision mund të shohësh në të njejtën kohë arrogancën ekstreme, llogjikën e një pesëvjeçari, gjestikulacionet e një të luajturi nga fiqiri, paturpësinë për të gënjyer ne çdo fjali të shqiptuar.
      E kam parë edhe herë të tjera Ramën nëpër intervista që të shkasë nga binarët e arsyes, por në ate emision duket se i ishin zbërthyer të gjitha burmat e “komitetit qëndror”

  1. nuk kam hallin e shurranit te droguar rama por te bert 1 e 2,gr,disa te pa emer,se si do te han edhe te alizotit tash,ende pa e mbaruar te rrajave.

  2. O rrace mut -ministri i brendshem-perse eshte pe te vene rregull ne semaforet dhe per venjen e rripit kur drejton makinen .Oidiot ,o njeriu me kartele dhe te mbushi tere vendin me hashash ,te shkoje naten ti inspektoje parcelat ,te vere policet ti ruajne me kallac ato ,te kete lidhje me trafikantet,o plehre dhe ju drejtohesh qytetareve ku ke gabuar ,Ti je nje kriminel me i regjur sa mbron kriminelet ,je me kriminel ku denancuesit perpiqesh ti futesh burg dhe te akuzuarit i mbron qe ti kesh kntigjent per ti bere deputet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *