• |
ide | kryesore

Milan akord për Paquetá, ylli i ri i Brazilit

Sport



Ndërsa kampionati është në pauzë për shkak të impenjimeve të përfaqësueseve dhe tifozët janë të përqendruar në Ligën e Kombeve, Milan nuk humb kohë, madje përfiton për të bërë një goditje të rëndësishme në merkaton e janarit.

Sipas prestigjioses braziliane Globoesporte, me një tratativë blitz nën kujdesin e Leonardos, në mbrëmjen e djeshme kuqezinjtë kanë mundur konkurencën e Psg duke mbyllur akordin për Lucas Paquetá, mesfushori ofensiv i Flamengos, që konsiderohet ylli i ri i futbollit brazilian.

21 vjeçari, 180 cm i lartë, ka impresionuar me prezantimet e tij, duke rënë në sytë e klubeve të rëndësishëm Europianë. Në 24 prezencat e mesfushorit në kampionatin Brazilian janë 9 gola dhe dy assist, ndërsa kartoni i Paqueta vlerësohet rreth 15 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *