• |
ide | kryesore

Polemikat nuk i mungojnë Maradonës: “Tradhëtarët i pështyj në fytyrë”

Sport



Diego Armando Maradona, tani trajneri i Dorados në Meksikë, është kthyer të flasë për eksperiencën e tij si trajner i Argjentinës, duke hedhur fjalë të rënda për ish-kapitenin Javier Mascherano: “Gabohesha për Mascherano, mendoja se ishte një lider. Sot më duhet të them se Mascherano nuk ishte ai që besoja, por faji është krejtësisht i imi dhe jo i Mascheranos” është shprehur El Pibe de oro.

Në fakt, thyerja e mardhënieve mes tyre kishte kohë që kishte ndodhur, por nuk është se Maradona ka raporte të mira me pjesën tjetër të bashkëpunëtorëve të dikurshëm, gjë që e ka bërë të përjashtojë totalisht një rikthim në krye të Seleccion.

Të kthehem të drejtoj Argjentinën? Nuk do ta bëj kurrë. Donim një Federatë të re dhe zgjodhëm Tapia. Por është edhe faji im, në atë kohë erdhi e më kërkoi mbështetjen dhe unë pranova. Premtoi shumë gjëra por nuk bëri asgjë, madje as nuk më telefonoi më kurrë. Kjo është ajo që më nervozon më tepër. Èshtë një tradhëti dhe unë tradhëtarët do i pështyja në fytyrë” përfundoi ish-kampioni i botës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *