• |
ide | kryesore

Shqipëria bën provat anti-Izrael në miqësoren me Jordaninë: ja si do të luajnë kuqezinjtë

F1, Sport



Me gjithë dëshirën për të provuar tredhëmbëshin, Izraeli pas katër ditësh dhe një lloj ngjashmërie në lojës mes Jordanisë dhe kundërshtarëve të Ligës së Kombeve e ka bërë teknikun Christian Panucci të orientohet në 4-2-3-1 e zakonshëm, me ndryshimet e vetme që në skemë do të provohen edhe lojtarët e rinj, ashtu si edhe ata që kanë më pak minuta në këmbë.

Italiani e bëri të qartë edhe në konferencën para ndeshjes kur projektoi Mërgim Mavrajn titullar: “Me Jordaninë do ti jap minuta atyre që nuk i kanë”.

Në qendër të mbrojtjes me katër, partner i lojtarit të Aris do të jetë Djimsiti me Hysajn në të djathtë. Rithirrja e Lenjanit, pas aktivizimit në javët e fundit si titullar me skuadrën e tij, të bën të mendosh se majtoshi do të jetë zgjedhja kundër Izraelit, por për të kontrolluar edhe formën e Binakut, me shumë mundësi pjesët do të ndahen mes të dytë sonte, në Elbasan Arena, në orën 20.00.

Përpara mbrojtjes është Basha, regjisti i Panuccit, nga i cili tekniku nuk heq dorë së besuari mesfushën, por me Xhakën të sigurtë në kondicion, ndoshta lojtari i Basel mund të kursehet, duke i dhënë mundësinë Ndojit e Lilajt të luajnë një vend në formacion.

Grezda duhet të tregojë se ka kondicionin e duhur për të zbritur titullar kundër Izraelit, në kohën kur Uzuni është lojtari që ka vlerësimin më të madh nga tekniku. Balaj e Manaj luajnë vendin në qendër të sulmit, me shkodranin që është favorit për ta nisur si titullar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *