• |
ide | kryesore

Xhafaj mbron Ardi Veliun, policia mohon përgjimin e dëshmitarit të rremë

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka mohuar rrëfimin e përgjuar të Fredi Alizotit, që tregoi se si ishte shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu nga shtëpia e tij në Fier drejt Tiranës për t’iu ofruar mundësia të kryente dëshmi të rreme, sikur ai kishte qenë aktor në rolin e Agron Xhafajt.

Sipas policisë së shtetit, Ardi Veliu nuk ka pasur asnjëherë, asnjë kontakt me Fredi Veliun.

DEKLARATA E PLOTE E POLICISE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka qenë për asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cilësi shoqërues, kontaktues apo në çdo formë tjetër i shtetasit Alfred Alizoti.

Atë që ky i fundit deklaron në një video të regjistruar në mënyrë të fshehtë dhe e prezantuar publikisht nga deputeti Salianji, është fund e krye E PAVËRTETË.

Për këdo të interesuar është lehtësisht i verifikueshëm fakti se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.

Me përgjegjësi publike deklarojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në asnjë rast nuk është përfshirë në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.

Edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, ajo nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do të ishte në zbatim të urdhërimeve të prokurorisë, ose gjykatës.

Me këtë rast bëjmë me dije publikisht se në lidhje me çështjen hetimore të sipërcituar Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim procedural me iniciative të vetë, por në çdo rast ka vepruar kur ka patur urdhërime të prokurorisë, ose të gjykatës.

Në këtë kuadër edhe shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Jemi të hapur që prokuroria ta hetojë edhe këtë aspekt në detaje në kuadrin e procesit hetimor që ajo po kryen për këtë çështje.



7 Comments

  1. Nje pyetje shume e thjeshte, cila eshte e verteta? Jo per gje por deklarimet publike dhe ato te bera para nje persomi te panjohur per publikun te superdeshmitarit Fredi Alizoti e perjashtjne krejtesisht njeri-tjetrin

  2. Diferenca qe bejn disa qe nuk e kuotojn eshte se, pd i ka vare shpresat te 2 njerez ordiner qe per lek shesin nene e babe.

    1. fate po ti ku i ke varur tek geroni ne burg,rraja apo habilajt,a mos tek leshi i negjmijes rama.po ik o pirdhu me ram,geron,babale,alizot te njejtit mut jeni fare kot.

  3. Si mund te rrish Drejtor i Pergjithshem i Policise dhe te shohesh qe dikush te shan “ropqiri” dhe te vazhdosh pa pike personaliteti detyren. Cfare autoriteti mund t’i demonstrosh vartesve? As polici me i thjeshte nuk do duronte dot, mendoj qe te gjithe cunat e rinj qe ka Policia te tallin bolen me kete krye-idiot.

  4. ne keto qaste rama,fatmut xhafa,balla,gr,berti ,agroni edhe mutit mjalt i thon vetem qe nje mijon qelbesirat te ken qfare te han.nuk e pat report tv,abc,top news.top chanel,vizion plus, jan duke e zjer ne kazana mut vetem qe qelbesirat e tyre te hajn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *