• |
ide | kryesore

Ylli Rakipi: Pse e refuzova audio-përgjimin e Babales që më solli gazetari Olldashi

Lajme, Të fundit



Ylli Rakipi, drejtues i emisionit “Të Paekspozuarit”, ka rrëfyer në emisionin “Repolitix”, në Report Tv se si u njoh me audiopërgimin e Albert Veliut, “Babales” i cili pretendon se ka regjistruar vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për një ngarkesë kanabisi me qëllim trafikimin drejt Italisë. Rakipi thotë se ish-gazetari i emisionit të tij, Jetmir Olldashi, i ka sjellë vetëm një material audio dhe jo video dhe për këtë shkak ai nuk e ka konsideruar si të vlefshëm.

“Nuk është e vërtetë që isha i përfshirë në këtë dosje. E kam marrë vesh kur më thërrastin prokurorët për gazetarin tim që kishte operuar në këtë proces. Gazetari, Jetmir Olldashi, nuk është më me mua. Nuk e kam konsideruar atë material.

Ai shkoi me detyrën që do të kishim videon. Problemet e kësaj natyre janë shumë të vështira. Në emisionin tim, TPZ, kam operuar me video. Kam pritur videon ku vëllai i ministrit do të ishte duke i shitur kanabis gazetarit. Unë nuk e pata atë dhe e konsiderova si një rast që nuk më duhej”, – tha Ylli Rakipi, gazetar.

“Për këtë rast unë dija që do takonte një njeri, Babalen, i cili do të hakmerrej ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm. Ky ishte motivi që më paraqiti gazetari. Nuk e kontrollova këtë material pasi nuk e konsiderova fare. A do ta transmetoja po të isha i sigurt për implikimin e vëllait të ministrit të Brendshëm? Patjetër. Edhe sikur i kryeministrit të ishte” – tha Rakipi. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Po natyrisht …..se po i del era bjages. Sa me shume qe e trazojne aq me shume ere i del.
    Qe ky kaqoli , Salianji do ta haje kjo ka shume gjasa, por une pyes veten cili eshte roli atij debilit tjeter , ish ministrit te drejtesise Bardhit , qe dilte ne cdo emisjon televiziv dhe te hapte barkun me propaganden qe bente.

  2. Bravo ylli e paske bere nje pune te mire ne jete,salianji dhe olldashi te bejne stervitje me sapunin tani,apo sjan dhe te rinj ne moshe

  3. Faktet, e deshmite flasin per puc shteteror kunder institucioneve, sepse, per ju Jki,, e surogato pa emer, nese shikoni, aresyetoni, e keni llogjike, kjo loje e qelbur e stisur, e prokurorise se urdheruar, eshte mese skifo, e ju ka plasur ne dere zullumi shteteror. Beni lidhjet, e takimet, e numurat e telefonit, e ne mes maredhenia e tyre dikur ne kete mesele, e dilni e thoni,,,,shpifjeeee,,,shpifjeeee, Pucet profesionale qe ju karakterizojne, po ju plasin perbrenda, e me kete deshmitarin e stisur e zhytet vehten m..e keq ne kazanin e qelbesirave.

  4. Do apo nuk do Rakipi e kushdo tjetër nga dredharakët e mediave shqiptare, Agron apo Geron Xhafaj, një trafikant droge i dënuar nga gjykatat italiane, që i është shmangur dënimit atje e në Vlorë u bë një biznesmen “i ligjshëm” i njohur, ËSHTË VËLLAI I MINISTRIT TË MBRENDSHËM TË SHQIPËRISË, FATMIR XHAFËS.
    Tek ky fakt duhet të ndalen të gjithë e jo të bëjmë skeçe nga ato të estradave të kohës së Enverit me Babale.
    Për të zhvlerësuar medemek këtë realitet skandaloz të Fatmirit, miku i këtij , një politikan si Taulant Balla që nuk është fort larg nga Babalja, si për moralin e gënjeshtarit ashtu edhe për nga niveli intelektual, sëbashku me shefin e tij Rama, bënë çmos ta banalizojnë këtë histori me stilin e nofkave që përdor Rama.
    Ka kaq kohë që dëgjojmë “fillozofin” e madh marksist Taulant Balla, që në çdo “fjalim” të tij, përmend nja 30 herë fjalën “babalja”.
    Nuk mjaftoi Albert Veliu i Vlorës për ti bërë presion që të ndrojë deponimet, po u gjetën edhe dy babale të tjerë që ta menderosnin akoma më keq këtë histori që bie një orë larg erë ish sigurimi enverist.
    Si Albert Veliu (babalja) në Vlorë mund ketë me dhjetra trafikantë e skafistë droge ca të kapur e ca të pa kapur nga policia. Ama Geron Xhafaj , kapo mafie që nuk kishte provuar asnjë ditë burg ndonësë ishte dënuar e me vëllanë ministër të mbrendshëm, vetëm në Shqipëri e ndofta në republikat e bananeve mund të gjesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *