• |
ide | kryesore

13-vjeçarja e pajetë në Tiranë dyshohet se u qëllua nga nëna e saj

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Nga informacionet paraprake të lapsi.al mësohet se një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Viktima ka një plagë të marrë në pjesën e barkut.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Niko Avrami” pranë zonës së njohur si “Bregu i Lumit” në Tiranë. Sipas këtyre burimeve ishte babai Xhevat Brahja ai që kur është kthyer në banesë ka gjetur të miturën të mbuluar nga gjaku dhe me trupin e ftohtë. Në shtëpi kanë qenë vëllai dhe nëna e viktimës.

Babai e ka transportuar të bijën për në spital, por ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Policia ka shkuar në banesën e viktimës dhe ka shoqëruar nënën, vëllanë dhe nusen e vëllait të viktimës. Këta dy të fundit janë persona me vështirësi në komunikim (shurdh-memecë) dhe efektivët ende nuk kanë mundur të marrin një dëshmi prej tyre pasi pritet një specialist që të mund të komunikojë me ta.

Gjithsesi nëna ka mohuar që vajza të jetë vrarë, por sipas burimeve ajo nuk ka qenë shuam bindëse në dëshminë e saj. Panorama shkruan se nga dyshimet e para mendohet se mund të ketë qenë vetë ajo që ka vrarë të bijën. Ende nuk janë zbardhur rrethanat dhe është e paqartë vdekja e vajzës së mitur, e cila është pjesë e komunitetit rom. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *