Bella Hadid e festoi ditëlindjen me miqtë e saj më të ngushtë, përfshi këtu modelen Kendall Jenner, këngëtarin Jaden Smith dhe sigurisht motrën Gigi Hadid dhe vëllain Anwar.Pamjet e festës së 22-vjetorit janë publikuar dy ditë me vonesë edhe pse mund të themi se ja ka vlejtur pritja.Pjesë e surprizës për modelen ishte i dashuri i saj, The Weeknd, të cilin Bella nuk ndalet së përqafuari.Ajo ka publikuar edhe një video në Instastory, ku i shpreh dashurinë këngëtarit, me fjalët “të dua”, ndërsa ai i dhuron një puthje në sup.Me sa duket kjo festë ishte një surprizë e organizuar nga i dashuri dhe shoqëria e Bella-s.Bella shkëlqente e veshur me një bust të zi dhe një rrip me diamante. Qafa dhe duart e saj ishin të mbushura me bizhuteri që shkëlqenin, të gjitha prej diamanti.
View this post on Instagram
@kendalljenner via Instagram Story #kendalljenner #gigihadid #kendalljennersnapchat