• |
ide | kryesore

Detaje/ 13-vjeçarja vdiq me plagë në bark, policia has vështirësi në marrjen e dëshmive të të afërmve…

Lajme, Të fundit



Një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është vrarë në afërsi të Babrrusë në Tiranë mbrëmjn e sotme.

Raportohet se e mitura, K.B., e ka marrë plagën në bark.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Niko Avrami pranë Bregut të Lumit në Tiranë. Ndërkohë mësohet se efektivët kanë hasur vështirësi në marrjen në pyetje të prindërve të vajzës, pasi ata janë shurdh-memecë.

Babai i vajzës është shtetasi Xhevat Braha, ndërkohë janë shoqëruar ne polici, babai, vëllai dhe nusja e këtij të fundit për të dëshmuar.

Nga ana tjetër, edhe mjekët e Spitalit Ushtarak e konfirmojnë që vajza ka shkuar me plagë në bark, por ende nuk e përcaktojnë nëse është plagë e shkaktuar nga armë zjarri apo nga mjete prerëse.

Ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



2 Comments

    1. Xhimi, lexo me poshte:

      HAS kal.
      1. Takoj dikë a diçka rastësisht e papritur, ndesh. E hasa në rrugë (udhës).
      E hasi në stadium (në teatër, në kinema). Hasi një ari.
      2. fig. Më del përpara diçka e më pengon, ndesh; gjej, vë re. Hasi vështirësi (pengesa). Kam hasur shumë fjalë të rralla (shprehje të panjohura).
      3. jokal. Ndeshem rastësisht e papritur në diçka (edhe fig.). Hasi në një gur (në mur). Hasi në gjurmë. Hasi në tokë të fortë. Hasëm në vështirësi (në pengesa).
      * I hasi (i zuri, i ndeshi, i ra) sharra në gozhdë shih te SHARR/Ë,~A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *