• |
ide | kryesore

Donte ti merrte gruan: Ish-lojtari i Barcelonës sherr me këngëtarin, i shkon në spital me pistoletë

Sport



Që ku në janarin e kaluar u kthye në Turqi në huazim nga Barcellona është dëgjuar pak për të për prezantimet në fushë, por jashtë saj Arda Turan vazhdon të prodhojë lajm. Mesfushori i Istanbul Basaksehir, që ende po vuan skualifikimin prej 16 javësh për shkak të shtyrjes së asistentit të garës, është bërë protagonist i një sherri me këngëtarin turk Berkay në një lokal të kryeqytetit turk.

Ish-futbollisti i Atletico Madrid ka qenë në klub pa gruan, tetë muajshe shtatzënë, dhe sipas mediave lokale ka tentuar me insistim të afrohet me Ozlem Ada Sahim, gruan e një këngëtari të famshëm turk (Berkay), i cili i ka kërkuar të largohet. Diskutimi mes dy burrave përfundoi në rrahje dhe më keq e pësoi Berkay, që u dërgua në spital me frakturë në hundë dhe iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrje kirurgjike.

Sipas asaj që shkruajnë mediat lokale, incidenti nuk ka mbaruar aty, por ka vazhduar në spital, ku Arda Turan ka shkuar i armatosur me pistola. Një version i mohuar nga lojtari në profilin e tij në Instagram: “Është falsitet” ka shkruar duke shtuar se është grindur me Berkay, por duke mohuar se shkaku ka qenë e shoqja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *