• |
ide | kryesore

Firo në kombëtare: tre lojtarë më pak për Panuccin në stërvitje

F1, Sport



Skuadra përfaqësuese ka nisur përgatitjet menjëherë për ndeshjen e të dielës kundër Izraelit, duke qenë se koha në dispozicion është e shkurtër. Megjithatë tekniku Christian Panucci ka bërë llogaritë me tre lojtarë më pak në seancën stërvitore, pa llogaritur Eros Grezdën që ka punuar i diferencuar.

Enea Mihaj nuk ka qenë në dispozicion të italianit, ndërsa në stërvitje kanë munguar edhe Andi Lila, që ka marrë leje për arsye familjare dhe Giaccomo Vrioni, që ka kaluar tek U-21 i Alban Bushit për ndeshjen eleminatore me Spanjën, për Euro-2019.

Mbrojtësi i Panetolikos nuk do të jetë i pranishëm edhe të dielën në Izrael për shkak të dëmtimit në ligament, të pësuar që në minutën e 6 të miqësores me Jordaninë.

Ndërkohë, dëmtimi në shpatull e ka bërë Grezdën të punojë i diferencuar, por është rritur optimizmi për shkak se dhimbja që ndjente një ditë më parë është redktuar ndjeshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *