• |
ide | kryesore

Flet Fatmir Xhafaj: PD zgjodhi partner llumin e shoqërisë

Lajme, Të fundit

Tani që Fredi Alizoti doli një dëshmitar i rremë dhe alibia e ngritur mbi rrëfimet e tij u shfry, në qeveri nuk ka vend për eufori. Historia është kthyer në pikën zero dhe ç’është më e keqja nuk ka më asnjë ekspertizë nga një laborator ndërkombëtar, që do të zbardhte të vërtetën. Prandaj dhe Fatmir Xhafaj, që u pyet nga gazetarët për çështjen Babalja dhe kthesat që mori kjo histori nuk dha një qëndrim të qartë.

Xhafaj u tërhoq në gjuhën e drunjtë që i imponon institucioni, duke akuzuar Partinë Demokratike se po bashkëpunon me llumin e këtij vendi.

“Kjo është një çështje që i takon drejtësisë, unë nuk kam kulturën institucionale dhe ligjore të ndërhyj por unë respektoj autoritetin e prokurorisë. Për çështjen që po përflitet mund të them se është në hetim të plotë dhe u takon atyre dhe pastaj gjykatës të japë verdiktin rreth kësaj çështjeje.

Përsa më përket mua, unë jam në detyrëm time që është vetëm t’i shërbej qytetarëve. Jam i fokusuar në përgjegjësitë e mia, në luftën kundër krimit të organizuar dhe në këtë proces kam instrumentat e nevojshëm, një nga këto është “Forca e ligjit” dhe “Task forca” dhe partnerët gjermanë. Pala tjetër ka zgjedhur një rrugë tjetër që t’i dalë në krah krimit duke sulmuar policinë dhe duke sulmuar strukturat kundër krimit, për ta baltosur punën e policisë dhe ka zgjedhur për këtë partnerët e gabuar, që janë llumi i këtij vendi” ishte përgjigjia që dha Xhafaj për gazetarët.

Para se të dilte video-përgjimi në Opinion, Fredi Alizoti, që sot Xhafaj e quan “llumin e shoqërisë”, ishte dëshmitari kryesor i prokurorisë, mbi të cilin u ngrit akuza kundër Albert Veliut dhe gazetarit Jetmir Olldashi.

Ndërkohë pas daljes së përgjimit mes Babales dhe personit që pretendohet se është Agron Xhafaj, Ministri i Brendshëm nuk kishte asnjë problem me distancën që i imponon institucioni për të mbajtur një qëndrim në këtë çështje. Lexoni më poshtë çfarë thoshte kur plasi skandali i përgjimit të të vëllait.

“Është komplet një shpifje dhe mashtrim ajo që thuhet. Marr të gjitha përgjegjësitë morale dhe ligjore nëse ka qoftë edhe një grimcë me këto akuza. Prej vitit 2002 vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe është një prej qytetarëve që nuk ka pasur asnjë lloj problemi me ligjin, asnjë problem ligjor. E verifikuar kjo zyrtarisht në institucionet ligjzbatuse të shtetit, si për këto vite që jam ministër ashtu edhe në referim të arkivave të këtij shteti që kur është person madhor”

Fatmir Xhafaj, 16 maj 2018

22 Comments

  1. kur felt ky kryellumi qe vllain e ka kryetrafikant i denuar me vendim te formes se prere nga gjykata e kasacionit ne itali ketu duhet tu vesh flaken ketyre bastardeve qe po i pijne gjakun ketij populli te mjere

  2. Deri dje ku e perdoret per te manipuluar audio pergjimin per ju ishete i mire sot ku ju dualen sheshit maskaralleqet e manipulimit na qenka -llumi-i shoqerise .Beju sa te duash kameleon mos sot nje dite do vije per te dale e verteta -Everteta vonon por nuk harron-o ministri -me profesion hetues i diktatures enveriane-

  3. Mjafton fakti qe fshehu denimin e vellait si TRAFIKANT DROGE per te sikterisur nga ministria

    Shenim: per ata qe nuk e dine , le te gugllojne fjalen sikter ne turqisht 😀

    1. Ore nje pyetje kam une. Kur do mundet opozita ta kuptoj qe punen e qeveris dhe te ministrive e vleresojn qytetaret dhe nderkombetaret?

  4. i pa emer e me mut ne tru .trego cili minister gjermam ka vellaun trafikant droge trego,cili deoutet gjerman ka djalin ne burg se shuan cigare ne ju kafshet e stalinit,trego cili shtet ne bot i monstres enver ka po ministrin e brendshem vrases ne shkoder ruqin kryetar kuvendi,cili shtet ne bot ka kryeminister te birin e nje vrasesi serial si kristaq rama dhe edhe me monster dajen spiro koleka,trego cila dhjerje ne bot qe sot esht kryeminister ka ter deputetet ,vrases,perdhunues,trafikant,hajn,bythqir si frrok,ndok,prenga,dosh,pjerdh e dhin ndreu,e kryebashkiak si perdhunuesi ne grup i vellat te mitur te gr,bert e i pa emer roshi,cilit deputet te gjermanis ka kaq bij vrases si i ruqit,dokles etj.trego i pa emer.te gjitha keto rastesi.

    1. Kush do nje bast me mua qe kjo ceshtja e babales do vazhdoj edhe nja ca dite sa te gjej ndonje ghe tjeter opozita te kapet se duket qarte se kane ngelur pa kauz

  5. e pam sot shoku fatmut i edvin qelbesires FORCA E KRIMIT dergoi sot ne itali gjysem toni kanabis,dje ishin 700 kilogram.po geroni qe i morre zerin ne qenef negjmije apo kishte koken ne byth te roshit si do i behet.

  6. Ti z Fatmir xhafa po je burre duhet te zbythesh vete. Ka me te mire se ti figura qe luftojne krimin qe nuk jane te kontestuar per asgje. Pse rri aty apo do te mbash ne mbrojtje aferrat e tet vellai me soj e sorollop. Po behesh koke turku. Ke bere lemsh nje popull te tere. Terheqja do jete me mire per te gjithe palet. Drejto kulturen se je ku e ku me i afte se ajo cope mishi qe i hedh floket nga mbrapa me levizjen e qafes. Behu burre.

  7. Minister i Brendshem te cilit i vritet shoferi ne menyre misterioze , me saktesisht sipas versionit te vete ministrise, shoferi u vetevra me bresheri!!!!!!!!!!!!

    vete kriminel hetuesi KOMUNIZMIT

    vellai kriminel i DENUAR ne itali TRAFIKANT

    Anetar i kupoles se organizates Mafioze RILINDJA

  8. O RIQEBULL, le ta marrin vesht te tere se me emerin e kesaj kafshe po te stigmatizoj, sepse mos e mba vehten se vjen nga sallone aristokracie, o fshatar i gunes, e bajgave, qe krimineli te mri pionier e te beri prokuror, e sot na ben propagande pecarese e injoruese me mendjen e gojen e partise qelbesirave si i maskuar me lekuren e demokracise, por me veprimet, e prapaskenat e djallezise s kesaj kafshe besnike te psikopatit, kur i kane rene pete lakrorit qe kane gatuar, del dhe pa fakte, e objeksione ofendo opoziten, sepse keshtu ben edhe psikopati kur eshte ne pozite te keqe. Keta kane rreshqitur nga politika, e ju kane futur banalitetit, se me bandat, vjedhjet, e krimin rrine, flene, e ushqehen cdo dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu