• |
ide | kryesore

FMN: Italia t’i ‘bindet’ rregullave të eurozonës

Planet



Si shtet anëtar i eurozonës Italia duhet të respektojë rregullat e klubit në aspektin e disiplinës buxhetore, theksoi sot drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde, ndërsa Roma po përgatit një buxhet që parashikon një rritje të deficitit të vendit.

Lagarde tha gjatë një konference shtypi në Bali se kur je pjesë e një klubi dhe kur ke vendosur të qëndrosh aty, duhen respektuar rregullat e grupit

Koalicioni populist në pushtet në Itali duke vendosur një deficit prej 2,4% të PBB-së për tre vitet e ardhshme nxiti javën e kaluar irritimin e Brukselit dhe tensione të larta të reflektuara në tregjet financiare.

Ky projektligj u cilësua ‘’jashtë linjës’’ së rregullave të eurozonës nga ana e komisionerit europian, Pierre Moscovici, i cili e quajti borxhin publik Italian “eksploziv”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *