• |
ide | kryesore

(FOTO) Vrasja për një vajzë në Itali, dënohet me 11 vite burg shqiptari

Lajme, Të fundit
Milano, vjeçari, køkainë, gruan, Itali, Amerika, Itali



Tashmë është përfundimtar dënimi me 11 vite burgim për 22-vjeçarin Marjel Mjeshtri, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Oltjan Nela.

I riu u vra me thikë për vdekje natën mes 7 dhe 8 dhjetorit 2015 në Terni të Italisë.

Gjykata e Lartë në Itali, të mërkurën e 10 tetorit, shpalli apelimin e mbrojtjes së të pandehurit si të papranueshme dhe si rrjedhojë konfirmoi dënimin e dhënë në shkallë të dytë, raportojnë mediat lokale.

Oltjan Nela vdiq në spital pas dy ditësh agoni dhe anëtarët e familjes së tij kurrë nuk pushuan së kërkuari drejtësi për të.

Gjykata e Apelit e dënoi Mjeshtrin me 10 vjet e 8 muaj burgim për vrasjen e Nelës, si dhe 4 muaj për armëmbajtje pa leje (thikën me të cilën e qëlloi 20-vjeçarin).

Sherri që pasoi vrasjen nisi në një lokal nate. Shkaku sipas prokurorisë, ishte se Mjeshtri akuzoi Nelën se i kishte ngacmuar të dashurën.

Otjan Nela 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *