• |
ide | kryesore

Gazeta gjermane: Shqiptarët e pakënaqur me qeverinë nuk dalin në rrugë, shkojnë në aeroport!

Lajme, Të fundit

Edi Rama ka ftuar në Tiranë, një grup gazetarësh gjermanë, me shpresën se kjo do të ndikojë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në BE, me qëllim për të ndihmuar në çeljen e negociatave.

Por duket se gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë, pasi gazetarët kanë ikur me përshtypje negative nga Shqipëria. Gazeta ‘Hannoversche Allgemeine’, e rajonit të Saksonisë, por me ndikim në Gjermani, e nis shkrimin duke theksuar mënyrën se si komunikon Rama.

“Kryeministri është në humor të keq. Edi Rama më shumë bërtet sesa flet”, shkruan gazeta.

Për më tepër, gazeta shkruan se nuk është vetëm BE që ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë, por në radhë të parë janë shqiptarët.

‘Dyshime për kursin e reformave ka në radhë të parë vetë në Shqipëri,’ shkruan gazeta.

“Megjithatë, dyshime rreth kursit të reformave të qeverisë shqiptare nuk ka vetëm në Europë. Në Shqipëri vetë, pakënaqësia është e lartë. Qindra-mijëra njerëz janë larguar nga vendi vitet e fundit- në drejtim të vendeve europiane, por edhe në drejtim të SHBA-së dhe Kanadasë. Shumica e shqiptarëve vijnë në Gjermani si azilkërkues- pa ndonjë shans për të mbetur këtu. Berlini dhe Tirana kanë punuar së bashku që prej vitit 2015, kur 54 mijë shqiptarë kërkuan azil këtu.

Qeveria federale tani po rekruton infermierë nga ky vend, interesi është i madh. Shpesh dëgjon të thuhet: Nëse je i pakënaqur me qeverinë, nuk del në rrugë, por shkon në aeroport”.

9 Comments

  1. Pritet reagimi i Taulant Balles: shkrimi eshte i sponsorizuar nga Babalja, Salianji, Xhisiela, Zagani dhe Nuhu

    🙂

  2. Hahahaha,gjermonve ju vjen inot,se deri m 2013 ishim ,ata t paret edhe ne t dytet per ekonomi n Europ.Qysh m 2013 , t dytet jon froncezet.

  3. I rendesishem ne Artikull,ishte edhe citimi per qendrimin zyrtare te Frances,per çeljen e negociatave
    te Shqiperise me BE-n,ku thuhej;
    “Justifikimi i Parisit zyrtare per qendrimin e tij ne lidhje me bllokimin e negociatave, eshte korrupsioni
    dhe kriminaliteti i organizuar ne Shtetin prej 2.8 milion banoresh ne breg te Adriatikut”.

  4. Interesant ne Artikull,ishte edhe takimi i gazetareve gjermane me Ministrin e Brendeshem
    Fatmir Xhafaj,qe per te justifikuar se kriminaliteti nuk eshte aq i madh ne Shqiperi sa thuhet,
    citon nje shprehje te urte shqiptare,ku thuhet;”Me mire te dali nje sy,se sa nami”!
    Po ate shprehjen;”Ku ka zë nuk është pa gjë”,e din Ministri?

  5. Eda dhe bythqirat qe e rrethojne u munduan tja fusin llapen ne bythe gjermanve por kta te fundit nuk pranuan sepse kishin ardhur per pune dhe jo qef

  6. Me kete zhvillim, e mireqenie rilindase qe shkelqen sa vila surrelit, ne shqiperi do mbesin Rama, me zagaret, e nje tufe krushqish, dhe oligarket, kjo do jete popullsia nese keta pushtues do vazhdojne ne pushtetin e krimit. Ketu do mbesin vetem kriminelet, banditet e hajdutet rilindas me bashkepunetoret, te vuajturit e te ndershmerit kerkojne te hikin, e do ikin, per ardhmerine e tyre, por kjo do i mbese damke, e faqja me e zeze per kete qeveri, te sketerres, qe s;mbahet mendnje pushtet i tille, me te keqiat e te mirat, ketyre do u shkruhet ne histori kjo baterdi. Mos ua vini veshin lolove te fjaleve servile te lali erit, pushtit politik, servilitkonjuktural.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu