• |
ide | kryesore

Ilda Bejleri:Trajneri Panucci,arrogant dhe jo korrekt

Paparazzi, Slider



Kombëtarja Shqiptare e ka përfunduar ndeshjen me një barazim pa gola kundër Jordanisë. Pas përfundimit të takimit tranjeri Panucci ka refuzuar të flasë, edhe pse moderatoja sportive Ilda Bejleri po e priste atë për intervistë.

Ajo, e acaruar, në lidhjen direkte me studion e ka cilësuar veprimin e tranjerit të Shqipërisë si arrogant dhe aspak korrekt. Gjithashtu, ish-tranjeri i Kombëtares, Astrit Hafizi u shpreh se ky veprim i Panucci-t ishte i pavend.

“Të gjithëve nuk na pëlqen të flasim kur punët nuk janë mirë, ndërkohë që jemi të detyruar të respektojmë mediat dhe opinionin publik. Sjellja e trajnerit është e papranueshme. Ai e nënvelërson shumë Shqipërinë dhe teksa u kërkon lojtarëve të jenë profesionistë, për vete jep shembullin e kundërt. Tërësisht e papranueshme kjo sjellje. Nuk e kam parë në asnjë vend”, – ka përfunduar Hafizi duke folur për “Supersport”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *