• |
ide | kryesore

Ismail Kadare me mesazh të veçantë për vdekjen e Fatos Arapit

Lajme, Të fundit



Shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare ka vlerësuar jetën dhe veprën e Fatos Arapit si “një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka” e cila sipas tij “do të jetë e veçantë dhe e çmuar në kronikën e gjatë të letërsise shqipe”.

Mesazhi i plotë i Ismail Kadare:

“Pas ikjes së Dritëro Agollit letërsia shqipe i ka gjithmonë e më të vështira humbjet e tjera, të dhimbshme si kjo e Fatos Arapit. Shkrimtar i rëndësishëm me një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrire në dy epoka, Fatos Arapi, mik dhe koleg i dashur, u bë pjesë e pandarë e kalendarit letrar shqiptar të shekujve XX e XXI. Dëshmia e tij artistike do të jetë e veçantë dhe e çmuar në kroniken e gjatë të letërsisë shqipe. 

Ismail Kadare

Tirane, 11.10.2018”!

Fatos Arapi u nda sot nga jeta në moshën 89 vjecare. Ai i përket brezit të shkrimtarëve të shquar të shekullit të 20-të, një poet dhe prozator i thellë, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqiptare.



3 Comments

  1. te pirdhet ky,kujton vetem shoket komunist qe sot po bejn kerdi ne shqiperi.asnji fjal k baba takut me qant te zezz qe edhe sot kercnon,asnji fjal per drogen e kunder e geron edvin ramen,asnji fjal per tonelatat me drog ,vetem se jojainisti rama ja beri vajzen ambasadore.nji mut edhe visar zhiti ne vatikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *