• |
ide | kryesore

Juventus nuk ndryshon, parakontratë për kampionin me parametër zero

Sport



Juventus po dominon sezonin me performanca të rëndësishme në kampionat e Champions, për një seri prej 10 fitoresh në 10 ndeshje. Skuadra e Allegrit nuk është ndalur nga askush, por kjo nuk i ka ndaluar bardhezinjtë të mendojnë për merkaton. Drejtori i ri sportiv, Fabio Paratici, po punon për të sjellë nën urdhërat e teknikut një kampion të ri: Aaron Ramsey.

Mesfushori uellsian i Arsenal është në skadencë kontrate në qershor dhe nuk ka dëshirë të rinovojë me Topcinjtë. Për mesfushorin e talentuar nuk mungojnë të interesuarit, mbi të gjithë Liverpool, Chelsea e pikërisht Juventus.

Sipas asaj që bën të ditur Daily Mail, bardhezinjtë kanë bërë gati një parakontratë për tu firmosur nga lojtari që në janar e që do ta lidhë me kampionët e Italisë nga qershori për tre vitet e ardhshëm. Faktori që mund të ndikojë shumë është prezanca e një kampioni si Ronaldo e me të garancia për të fituar trofe, gjë që tek Arsenal nuk ndodh shpesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *