• |
ide | kryesore

Kosova nuk ia dorëzon Shqipërisë ‘Babalen’

Kryesore

Albert Veliu, i njohur fillimisht si Dëshmitari X e më pas ‘Babalja’ është arrestuar nga policia e Kosovës për llogari të autoriteteve shqiptare një ditë më parë. Por sot Gjykata e Prishtinës e liroi nga burgu duke rrëzuar kështu kërkesën e Shqipërisë pë ekstradim. Trupi gjykues vlerësoi të paligjshëm arrestimin e tij.

Babalja u kap dje teksa ndodhej ne një qendër azilantësh në Prishtinë. Menjëherë ai u dërguar në paraburgim, në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë, ku e presin dy akuza të ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda: “Kallëzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”. Por vendimi i sotëm i Gjykatës duket se e ka futur procesin në një tjetër etapë.

Pak pas denoncimit në publik të skandalit me përfshirjen në trafikun e drogës të Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm, Albert Veliu largohet nga Shqipëria drejt Kosovës, ku edhe bëri kërkesë për azil politik.

Duket se vendimi i sotëm i Gjykatës së Prishtinës mund të përkthehet edhe si një vendim politik i Kosovës për të refuzuar kërkesën e Shqipërisë. Krahas kërkesës për azil, ‘Babalja’ kishte thënë se në Shqipëri po i rrezikohet jeta pas denoncimit që i bëri vëllait të Fatmir Xhafës. Siç tashmë është e njohur, dosja ‘Babalja’ është futur në një spirale tjetër. Edi Rama me makinerinë e tij shtetërore dhe propagandistike nxiton të mbulojë këtë denoncim thjesht si një inskenim të opozitës.

Por gjërat morën një rrjedhë tjetër pasi dy ditë më parë deputeti i PD-së, Ervin Salianji publikoi një video tjetër që nxirte zbuluar Ramën dhe të vetët. Shtetasi Fredi Alizoti, pranon se ndaj tij është ushtruar presion prej Taulant Ballës dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shteti, Ardi Veliu. Madje ky i fundit, thotë Alizoti e ka marrë me makinë drejt komisariatit. Pak ditë më parë, ndaj Albert Veliut është vendosur masa e ‘arrestit me burg’ nga Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë.

Mbetet per t’u parë se cila do të jetë tani lëvizja e autoriteteve shqiptare për të ekstraduar në Tiranë ‘Babalen’. Për denoncimin Albert Veliut pak muaj më parë, kryeministri Edi Rama është shprehur se Xhafaj dhe vëllai i tij s’kanë lidhje me këtë histori. Madje ai u orvat që në fillim të shprehej se kishte siguruar ekspertizën e një laboratori të huaj që e kishte hedhur poshtë audio-përgjimin. Por asnjëherë Rama nuk e bëri publike këtë ekspertizë osë së paku emrin e laboratorit. Nga ana tjetër edhe laboratori  i huaj ku ishte cuar për ekspertizë audio-përgjimi nga Prokuroria, nuk provon dot se kemi të bëjmë me një material të montuar. Sipas ekspertizës është e vështirë të provohet nëse ka qenë zëri i Agron Xhafës apo jo, por as nuk thuhet se s’ka qenë zëri i tij.

©LAPSI.al 

13 Comments

    1. Ja u kam then qe do ju fusim ne burg te gjitheve ju moterqirate e PDs. Sot Babaljan, neser ai pederasti pularis Salianji, pasneser e ka rradhen ai kari me syze , Bardhi.. Do ju perdhunojme deri ne shtyllen kurizore more kurvat gore te PDs. Shpifsat e mutit. Degjenerata qe kan shurre ne vend te gjakut neper vena.

      uuu rac e poshter , kurva .

  1. Sikur te ishin skenuar nga sala keto loqizmat me babalen do ishin sajuar shume here me bindese dhe do rrezikonin me verte qeverine…. luli eshte ngaterruar me kembet e veta, jo vetem popullin sngre dot por rrezikon dhe burge per salianjjn ne nje qeli me babalen ….

  2. Skane din e iman komunistat. Ke thene komunist, i ke permbledhur te gjitha te zezat. Intrigant, genjeshtar, hajdut, imoral, shpifes, vrases, antikomb, i pafe…pa fund eshte lista e te zezave qe mban e mund te beje nje komumist.

  3. Naten e mire e shikoni endrra me komunista e komisar. Kan kaluar 30 vjet e degjojm akoma perralla me komunista. UJKU UJKU KURSE CAKALLI BEN KERDIN.

  4. Keshtu paraqiten me komente vetem ata qe se dine ke kan nene e ken baba se ne kohen e koperatives brigadieret kan hy ne gjynah e kam fjalen per Berti2 dhe Henen

  5. Bertit 2 nuk gjen dot gruan dhe motrat se i kane ikur ne drejtim te pa ditur per tu shkerdhyer ,kurse e ema ka qene nje kurve me stazh partie e ka marre patenten qe ne kohen e monizmit.

  6. “……….rroli i presidentit Hashim Thaçi në këtë çështje”…..ka qene i parashkruar,parapergatitur,i kalkuluar
    me mafiozin Edvin Rama.Rezultati eshte ky sot,izolimi i Albert Veliut,ndalimi per te kerkuar azil ne nje
    vend Perendimore,pamundesi per tu kontaktuar me median,i kontrollueshem ne ç do moment,per ta
    perdorur sipas interesit,per ta arrestuar kur t’ju duhet.Dhe momenti erdhi.Oficeret e Policise Dritan
    Zagani dhe Emiljano Nuhu arriten te çajne rrjeten,Albert Veliu ra vete ne rrjete.Azil Politik ne Kosove!!!

  7. Thuaj mandej se Edi Rama nuk është “udhëheqës global”.
    Siç e ka filluar me “babalen” që kërkon ta fusë në burg edhe në Kosovë ku ka kërkuar strehim politik se paska shpifur kundër qeverisë së tij, së shpejti do të akuzojë për shpifje edhe Parlamentin, Komisionin Europian apo SHBA që kanë bërë akuza edhe më të mëdha ndaj kësaj qeverie.
    Për fat të keq shqiptarët nuk e kuptojnë këtë udhëheqës të madh .
    Ai ka vendosur që së bashku me Arta Markun e me Prelën, në bashkëpunim me filantropin e famshëm të niveleve botërore, Taulant Balla, ti shpallin luftë gjithë atyre që “hedhin baltë mbi Shqipërinë” me shpifje, në një kohë që Shqipëria është bërë fanar ndriçues i drogës në botë.
    Nuk e kuptojnë shqiptarët se qëllimi i Ramës në ndëshkimin e shpifjeve ështe patriotik e human.
    Ai ka bërë hesap me ekonomistin e shquar Ahmetaj, se me paratë që do të mblidhen në Shqipëri e jashtë saj nga ata që shpifin për “atdheun e dashur” , Surrelin, do të realizojnë plotësisht ëndrën e Enverit për ta bërë Shqipërinë fanar ndriçues të socializmit kanabist në botë

  8. Dylber autiku 2 me tanga mavi ti te karin si gjithmone. Mos bej trimin se nje dite do dali ndonje hundlesh e do te shkerdhej robt keq he te keqen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu