• |
ide | kryesore

Kthehet Liga e Kombeve: Shqipëria me mendjen në Izrael-Skoci

Sport



Pas ndeshjeve të para, Liga e Kombeve kthehet me takimet më vendimtare, për sa i përket skuadrave që kërkojnë fitoret e grupeve respektive. Për Shqipërinë interesi është plotësisht në sfidën mes Izraelit dhe Skocisë, ku do të vendoset shumë për situatën e grupit C1. Një fitore e vendasve do ti barazonte të treja skuadrat në kuotën e 3 pikëve, duke e kthyer sfidën e të dielës më pas në një betejë të vërtetë. Në rast se skocezët fitojnë edhe në Izrael, atëherë ndoshta do të kishim një kundërshtar më pak të motivuar të dielën, por do të luanim gjithcka në sfidën direkte me Skocinë në shtëpi.

Polonia e Lewandowskit dhe e zbulimit Piatek do të gjejë përballë Portugalinë pa Cristiano Ronaldon. Lusitanët kanë 3 pikë, ndërsa pas barazimit me Italinë, polakët kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë.

Ndërsa sfidat e tjera spikat derbi i ish-Jugosllavisë, mes Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa në fushë do të zbresë edhe Kosova, që kërkon të fitojë Grupin D3 dhe ka shansin më të mirë për ta bërë, kundër Maltës, që mbyll renditjen, me vetëm një pikë.

NDESHJET
UEFA Nations League – League A: grupi 3
20:45 Poloni – Portugal
UEFA Nations League – League B: grupi 2
21:45 Rusi ? – ? Suedi
UEFA Nations League – League C: grupi 1
20:45 Izrael – Skoci
UEFA Nations League – League C: group 4
20:45 Lituania – Rumania
20:45 Mali i Zi – Serbia
UEFA Nations League – League D: grupi 3
20:45 Ishujt Faroe – Azerbaixhan
20:45 Kosova – Malta



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *