• |
ide | kryesore

Kuqezinjtë me besim: “Jemi të njëjtët lojtarë që e mundëm Izraelin”

Sport



Ndonjëherë e rëndësishme është që të marrësh përgjegjësitë përsipër në momentin e duhur, pavarësisht nëse vjen nga një fitore, humbje apo barazim. Jordania ka mbetur pas, sepse të dielën vjen Izraeli dhe aty e vetmja gjë që ka rëndësi është rezultati. Loja e shfaqur në Elbasan Arena nuk ishte ajo e shpresuar, ndoshta edhe për faktin e mungesës së Migjen Bashës në kabinën e regjisë dhe Elseid Hysajt në krahun në kompetencë të tij, jo rastësisht të përzgjedhur për konferencën për shtyp. Në Izrael të dy do të jenë dhe aty kuqezinjtë kanë një kujtim nga ato që nuk harrohen: 0-3 dhe rrëmbimi i vendit të tretë në grupin eleminator të Botërorit 2018.

Në këtë pikë kapen fort edhe dy futbollistët, që kujtojnë se pavarësisht momentit jo të mirë të kombëtares, është pothuaj ni njëjti grup që doli fitimtar një vit më parë: “Ne duhet të fitojmë, sepse është një ndeshje delikate – tha Hysaj – mos harrojmë se jemi pothyaj të njëjtët futbollistë që atëherë me De Biasin morëm atë rezultat që pak e prisnin. jemi të motivuar për të dhënë më të mirën sepse është një ndeshje që vendos shumë për Ligën e Kombeve”.

Pauza e dhënë nga Christian Panucci për dy pedinat e rëndësishme ka ardhur në momentin e duhur. Edhe Hysaj e pranon se vjen nga një ngarkesë e madhe për numrin e ndeshjeve të luajtura, mes kampionatit e Champions. Mbrojtësi shqiptar është nga më të përdorurit e Napolit, ndaj dhe Panucci mendoi ti jepte pushim: “Mendoj se tekniku veproi mirë, sepse vërtetë që vij nga një numër i madh ndeshjesh dhe në këtë mënyrë do të jem më i freskët për të dhënë maksimumin në Izrael”.

Fakti që nuk kanë luajtur në testin anti-Izrael me Panuccin që duket I tentuar të përsërisë 3-5-2 ashtu si në miqësore, nuk është problem për Hysajn e Bashës, që edhe me skuadrat e tyre kanë punuar me këtë sistem dhe njohin lëvizjet taktike: “I njoh lëvizjet – tha Basha – nuk jam ndonjë ekspert, por kam punuar edhe tek Torino me këtë skemë dhe mendoj se cdo futbollist në kampionatet e ndryshe herët e vonë ka luajtur me këtë variant. I dimë lëvizjet dhe nuk ishte e nevojshme të ishim në këtë ndeshje për ti aplikuar, nëse do të kërkohet nga tekniku në Izrael”, përfundoi mesfushori që e konsideron një ndeshje për jashtë ose brenda në Ligën e Kombeve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *