• |
ide | kryesore

Masat represive/ Pse Rama po tregon që është në hall?

Arkiva, Kryesore



Edi Rama bën shumë mirë që kërcënon me mbylljen e portaleve të paregjistruara. Askush nuk mund të konkurojë në një treg ku nuk paguan taksat, sigurimet dhe ku nuk mund të bëhet përgjegjës para ligjit (poshte).

Edi Rama bën shumë mirë që është rikujtuar për një ligj më të ashpër kundër shpifjes, sepse gjithesecili e di se si po e helmojnë akuzat e pavërtetuara mjedisin social politik (Poshte).

Madje Edi Rama bën shumë mirë që nën shembullin e modelit të tij Erdogan, flet për grushte shteti dhe tentativa për rrëzimin e qeverisë së tij, për të cilat provat i disponon gjithmon vetëm vetë, sipas ligjëratës që mbajti dy ditë më parë: “Unë i di të gjitha” (shiko viedon këtu poshtë).

Veç e veç, ai, mund të ketë të drejtë për secilën nga këto çështje, por të mbledhura të gjitha bashkë ato tregojnë se ai është në panik. Ky panik bëhet edhe më i dukshëm nga fakti se i dështoi ngrehina më manipulative për të imponuar një realitet që nuk ekzistonte: pra se dosjen e Babales e kishte paguar me para PD-ja.

Mjaftoi një kamerë e thjeshtë e fshehtë për t’i hedhur në erë komplet korruptimin e të gjithë ekspertëve ligjorë të Ministrisë së Brendëshme, që paguhen nga vëllai i njeriut që ata duhet të hetonin, Agron Xhafës.

Mjaftoi, një intervistë me Fredi Alizotin, për t’ia zhvlerësuar të gjithë cirqet me short dhe pa short, që kishte bërë prokuroria për të mbështetur tezën e qeverisë.

Mjaftoi një Salianj i vetëm, që ende s’e ka hedhur pas krahëve dialektin korçar, që më një USB në xhep, të turpërojë keqas korifejtë e mbrojtjes së tij mediatike.

Të gjithë këto shembuj dhe fiaskoja e dëshmitarit të rremë Fredi Alizoti, tregojnë se kryeministrit po i rrënohet pika e tij më e fortë, besueshmëria që kishte në publik. Rama po e ndjen që nuk mund t’i pikturojë më shqiptarëve një vend, ku viktimat si Xhisiela thjesht kanë plagosur vetveten, ku dëshmitarë si Alizoti pranojnë të bëjnë burg për falsifikim vetëm se PD s’i ka paguar këstin, ku drejton një kryeministër që nuk e di se Tahiri paskësh qenë “një vemje e padenjë për fjalën njeri”, ku ai nuk kishte djeni se Ervis Roshi nuk qe burgaxhi, ku atij nuk i kishin thënë se dokumenti i Interpolit për Mark Frokun fshihej në zyrat e tij, ku ai qe i vetmi njeri mbi rruzull që kishte një ekspertizë ndërkombëtare që e mbronte vëllain e Xhafës.

Tani që këto alibi janë tretur si kripa në det, Rama ka humbur një betejë të madhe. Ai ka humbur në pikën e vet më të fortë, në luftën e propagandës.

Dhe duke qenë se kjo është një ndeshje që zhvillohet vetëm në kornizat e lirisë, me media alternative, me zëra opozitarë, me qëndrime pro dhe kundër, atij nuk i ka mbetur rrugë tjetër veçse të përmbyesë fushën e lojës. Fiks ashtu siç bën një adoleshent i mërzitur me tabelën e damës, kur e sheh se po humbet përballë kundërshtarit.

Edhe Rama po e ndjen se nuk fiton më në përballjen e argumentave, edhe kur ai përdor mjetet më perverse dhe manipulative. Prandaj ai po kërkon të hyjë në një terren represiv. Në kufizimin e lirisë së shprehjes, në mbylljen e portaleve dhe në etiketimin e konkurentëve si puçistë. Duhet kuptuar, e ka nga halli, nuk i pinë më ujë lojrat e spin doctors-ave të vet.

©Lapsi.al



35 Comments

  1. “rrezimi i qeverise” eshte gjeja me normale ne demokraci, eshte pjese e saj…c’fare problemi ka…apo si ne kohen e Merhumit do qe ta quaje krim..e te persekutoje “autoret”..

  2. Nga shkrimet me te mjera qe ke bere shkullak gjynah qe ke mbi 20 vjet gazetar,por kur paraja te dikton rreshtat dhe ajo qe del eshte pacavere,e kuptoj hallin qe ke duhet te paguash parat e Viles ku jeton,por beje mire punen dhe jo nje shkrim me nivel nenmesatar.te ka zene halli duhet ti sherbesh padronve brenda dhe jashte vendit

    1. Jam i sigurte qe per ty autori ben pjese ne nje grup armiqesor qe hedh balte mbi “arritjet historike” te ripjelljes. Ke gjithmone opsionin ta denoncosh dhe demaskosh ne organizaten baze te partise. Meritoni te jetoni ne “parajsen” e Korese se Veriut. Aty lideri mbreteron dhe delet blegerijne te kenaqura

      1. Vota e popullit do ta tregoje kush ka te drejte,banda e serbit Sali apo krahu tjeter.Mos shifni endrra ne diell .Ju ka ikur tepsia dhe ju pret burgu .

  3. me e rendesishmja esht se experti i kriminelve rama dhe zavendesi i tij xhafa kishin marr zerin e geronit ne qenefin negjmije dhe anglezve ju dilte se nuk degjohet ,e si te degjohet kur keta te dy jan expert torturimi te deshmitarve.ket e kan mesuar nga monstrat e tyre kristaq rama e enveri ne bllok .me nji fjal e kan pasur argetim e shkoll.kur femijet tjer vuanin pa buk e adoleshentet rama,xhafa luanin me te internuarit,te burgosurit e te vrarit nga eterit e tyre lojen sa e duron dajakun.

  4. Nje gje nuk kuptoj pse nuk e investigoni dhe shteroni si ceshtje si eshte i regjistruar dhe cafre taksash paguan ERTV. Per nga intensiteti qe ka kjo faqe duhet te kete shume persona qe punojne ne te. Besoj qe kryeministri qe punon me koha te plote si kryetar i qeverise nuk pretendon qe e menaxhon vete kete portal se ndryshe i bie qe me takstat tona paguhet per te mos bere punen e kryeministrit…..

  5. Djalli mallkuar fshihet ne detaje.Ai e di mire kete. Populli duhet te zgjohet dhe te lere menjane arrogancen qe e ka kaq per zemer dhe te shohe detaje ti analizoje me qetsi dhe te vendose te doje dhe respektoje vetveten. Kaq.

  6. Shihni mire fenomenet dhe mos u kapni pas emrave. Emrat ndryshojne fenomenet po ato dhe shume shume me keq akoma…

  7. Shihni mire fenomenet dhe mos u kapni pas emrave. Emrat ndryshojne fenomenet po ato dhe shume shume me keq akoma…

  8. Mbreme e nxorri lajmin mbi portalet me shpejtesi sepse Salianji po i shpartallonte ne studion e fevziut. Ishte nga ato rastet kur prove pas prove rrezohej propaganda, manipulimi , mashtrimi i nje shteti te tere. Salianji i dermoi me dokumenta te dale nga zyrat e ketij shteti pacavure . Muci nuk qe qasur mbreme. Fytyrat e Artan Hoxhes e Lorenc Vangjelit ndryshonin sipas dhimbjes dhe pamundesise per tu mbrojtur. Njeri djersiste e fryhej, tjetri bente grimasa te pakontrolluara, te dy benin zhurmuesin me fyerje nderkohe qe Salianjit nuk i mbaronin dokumentet qe tregonin renien e plote te shtetit. Kur e pa Fuga qe artan hoxha dhe lenci nuk hynin me ne pune , nxorri Ramen te bente statusin per ultimatumin mbi portalet per te shperndare vemendjen. Ky eshte nje lajm fllucke qe do qarkulloje shpesh ne kohe krizash. Fuga e Rana po ta kene seriozisht ate pune le te fillojne nga mbyllja e portaleve te Bled Manes e gjithe zorzopeve anonime te rilindjes qe jane nje portal per koke. Pastaj te na mbushun mendjen qe e kane seriozisht me shpifjen. Keta qe mbahen e mbajne nje pushtet te tere vetem nepermjet shpifjes.

  9. Injorantet e Lapsi.al po i bejne analize Andit dhe Shkullakut me nje shqipe te denje per analfabetet! ARi nuk di shqip si mund te komentoje! Ku eshte Zigurri sot me analizat e tij “brilante”? Sa poshte ka rene PD jone ?!

  10. Sado te vetesugjestionoheni ,Rama I fiton zgjedhjet e 2019,2021.Arsyeja eshte se perballe Rames eshte politika dhe mediatiksat qe mbeshteten tek mendesia e informalitetit,ndertimeve pa leje,zaptimit te tokes ,mashtrimit ,fake newsit .Kete lloj politike dhe mendesie e perkrahin vetem individe te pjerdhur si babahalja,fredi i videos tek kafja e shqupit dhe natyrisht ari palle e magjarit.

  11. Nese nje burre do te kthehet ne nje super kurve te shpifur mund te marri shembullin e Artan Hoxhes .
    Njeri pa fytyre dhe pa shtylle kurrizore . Gjithe kete kohe na eshte hequr si engjell po ne realitet qenka djalli vete .
    Tani e kuptoj pse ne videon e Korçes i dha fytyren atij rahmetliut . Paturpesia nuk ka fund por eshte nje Zot qe sheh dhe ta jep kusurin ashtu siç e meriton .

  12. Kjo tregon,se Edvin Rama eshte inspiruar nga Vellai i tij Erdogan.Por mafiozi Rama,
    harron qe Shqiperia varet nga BE-ja dhe jo nga Turqia.Te gjith perpjekjet mafioze te
    Rames,vetem se shtojn dozen e fajit,te tij dhe te gjith qeverise mafioze te”rilindjes”.
    Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,Artur Bushi,
    Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu, Luiza Xhuvani,Artur Bushi,Luan
    Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla…..
    Edi Rama,Erion Veliaj….

    1. Zigur vllai , me degjo me kujdes . Qe Erdogani dhe Putini jane dy diktatore te nje demokracie te brisht , ket enuk e luan as topi . A e dine ti se si njeri edhe tjetri vijne ne pushtet me vota te lira ? A e dine ti se si njeri edhe tjetri kur moren pushtetin rroga mesatare nuk kapte as 100 dollare ne muaj ndersa tani eshte shtatefishuar? A e dine ti se pas ardhjes ne pushtet te tyre ekonomia dhe dinjiteti i vendeve perkatese eshte lartesuar? Tani , une do ja beja hallall te gjitha keti demagogut te peshtire nese do kishte realizuar sikur njeren prej tyre , do ja beja hallall diktatorin ketij lepuri nese niveli jone i jetese te ishte rritur jo shtatae por dy here . Ky po e rrjep kete vend çdo dite e me shume me lpo shpik loj lloj marifetesh nga me te ndyrat per te pasuruar 10-15 vete . Dhe e fundit , nese Rilindasit e vertete shkrine pasurine e tyre per te bere Shqiperine , ky po vjedh Shqiperine per te bere pasuri . Kjo quhet Ripjellje jo Rilindje .

      1. Ashtu eshte,qeveria e”rilindjes”ka tregues negativ ne te gjitha drejtimet.Eshte e
        vertete edhe ajo qe thoni ju per rritjen e standartit te jeteses ne Rusi dhe Turqi.
        Por Putini dhe Erdogani jan diktatore,dhe ajo rritje eshte pa baze te forte,mund te
        bie po aq shpejt sa eshte ngritur.Shqiperia Komuniste(dokumentuar)deri ne 1960,
        ka pasur standart jetese me te larte se Italia!Po me pas?Dhe kjo nuk ka ndodhur
        vetem ne Shqiperi.Korea e Veriut ka pasur ne fillim rritjen ekonomike me te larte
        ne Bote!Po sot,ku eshte?Shqiperia ka marredhenie traditocionale te mira me
        Turqine,dhe kjo ka nje rendesi strategjike kombetare,sepse ruan ekuilibrin
        ushtarak te Shqiperise me Greqine(qe mbush breket prej Turqise).Me kete doja te
        thoja,qe forcimi i Shtetit turk eshte nje garanci per ne.Erdogani i ka vene shkelmin
        Shtetit laik,bazes mbi te cilen Ataturku ndertoi Shtetin modern te Turqise se re.
        Populli turk eshte perçare si kurre me pare,dhe ekonomia po shkon ne renie.
        Ndoshta edhe gaboj.Gjith te mirat.

        1. Nuk jam kundra llogjikes tende por jam kunder paragonizmit qe ti bere . Ramen mund ta krahasosh me nje kryeprovincial por kurre me Erdoganin . Edhe te beshe diktatorin ne vende si turqia dhe rusia do mendje te mpreht dhe kellqe , ky i joni nuk ka asnjeren .Ky thjesht eshte nje lepur ne nje ishull shume te vogel te banuar nga lepurusha , ndersa ata jane luane qe jetojne ne savane . Respekte

          1. Qarte.Edhe diktatoret mendojn per forcimin e Shtetit,pavaresisht
            ideologjise se gabuar.Rama eshte mafioz,punon per vete dhe per klanin
            e tij,qe do te thote,punon per shperberjen e institucioneve shtetrore.Rasti
            qe te jep te drejte,eshte Kili.Diktatori Pinoçet e beri Kilin vendin me ekonomin
            me te fuqishme ne Ameriken Latine,dhe nje nga Shtetet më pak te korruptuara
            ne Bote,më pak te korruptuar se Belgjika dhe disa vende te tjera Perendimore.
            Gjith te mirat.

          2. Sakt fare , ky mashkull ordiner me emrin Rama ka ngritur nje shtet mafioz . Tung

  13. Ja me ne fund edhe Zigurri nga Qarri nuk mungoi ne komentet e tij! Andi ishte shume i shqetesuar se nuk po shikonte komentet ‘brilante” te Qarrit dhe Ari-it! Por ja me ne fund u degjua zerri i forte i analfabetit nga Qarri!

  14. Ti ,jep vendime ,e ben pretenca.
    Ti me arrogance pretendon monopolin e se vertetes.
    Ti, pretendove se xgjidhe ne 10 ore ate qe agjensi te specializuara nuk e zgjidhen dot ne 5 muaj.
    Je fashist,brenda PS se dhe mbi shoqerine Shqiptare.
    Je i korruptuar ne mbrojtje te te korruptuarve.

  15. Videoja me protagonist Alizotin te zhveshi lakuriq ,palaco burre ,qe po intrigon gjithe Shqiperine vetem per te shpetuar ministrin.

  16. Me letersi I rruan sumen Rames.Me tipa parfumi nuk rrezohet Rama.Ja pa dhia deles apo jo ,nuk rrezohet Rama.Mungesa e liderit eshte absolute.Mjere ai qe ka hall.

  17. Qarr ,Rama i fito zgjedhjet ,per sa kohe ju jeni fansa te babahales dhe fredit te videos se regjistruar tek kafja e shqupit .

  18. Tani futuni brenda mbledhja e org se partise mbaroi fjalimet ishin te bukura,militantet I kemi gati,Shperndahuni skiftera neper portale.salianji u shit,tjetri ne rralle per shitje,pastaj burgu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *