• |
ide | kryesore

Noizy në librat e shkollës/ A duhet të lexojnë të miturit për reperin që i këndon drogës? (FOTO)

F1, Paparazzi



Pa dyshim që është një prej reperëve më të sukseshëm, por kjo nuk e bën që Noizy të jetë një model për rininë sidomos për ata që janë nën moshë. Ministria e Arsimit ka vendosur një model si Noizy në librat shkollorë, duke e cilësuar si një njeri të sukseshëm. Ndoshta kjo ministri nuk ka marë informacionin e duhur, që përtej famës Noizy njihet për jetën e shtrenjtë, makinat qindra mijëra euroshe, problemet me ligjin dhe mbi të gjitha tekstet për përdorimin e drogës qoftë dhe transportin e tyre. Është fare e thjeshtë të hulumtosh për këtë reper, mjafton të hapësh këngët e tij qw gjenden nw “Google” dhe të dëgjosh me kujdes tekstet e shkruara. Po ju kujtojmë disa nga sukseset e “novelistit” Noizy që ministria e arsimit e ka vendosur në tekstet shkollore si një njeri me vlera kulturore.

1.Këtë verë Noizy i këndoj pafund “Toto-së”  (e përkthyer në shqip “vaginë”);

2.Fletshat, një këngë e kushtuar hashashit dhe vendit të prodhimit Lazaratit

3.Ak47, Këngë e kushtuar një lloji automatiku, ku në teskt Noizy të çon në parajsë (You ain’t no Badboy I’ll send you all to heaven)

4.Gunz Up, një tjetër këngë për armët dhe drogën, (Gunz Up – You Don’t wanna Be My Target)

5. Kënga e fundit në bashkëpunim me Varrosin sërish duke i kënduar të njëjtave gjëra të përmendura më sipër.

Pra suksesi nuk ka të bëjë vetëm me famën por me ato çfarë reklamon dhe çfarë modeli jep për brezin e ri. Është e vështirë të thuhet se ky reper ka një ndikim pozitiv, duke lexur me kujdes tekstet e këngëve më të dëgjuara të tij të cilat i kushtohen vitheve të femrave(në disa raste dhe gjoksi), makinave të shtrenjta, pijeve alkolike gjithashtu të shtrenjta, drogërave të ndryshme dhe problemeve me ligjin.

©LAPSI.AL



4 Comments

  1. Une jam kurioz, sa tatime paguan ky tipi? Se keta “kengetaret” tane, qe dalin verdalle me Ferrari, s’me duket qe kane paguar ndonje takse ne jete te vet. Ne te tjereve na i masin koken me pe ne pune, cdo takse na e mbajne ne page…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *