• |
ide | kryesore

Nora krah Robertit në Tiranë për këtë arsye

Paparazzi, Slider



Ka qenë një periudhë e ngjeshur për këngëtarin Robert Berisha. Ai është një ndër konkurentët e spektaklit “Dance With Me” dhe i duhet të qëndrojë shumicën e kohës në Tiranë, larg familjes. Ndërkohë që sapo ka publikuar edhe produksionin më të ri muzikor në bashkëpunim me Eneda Tarifën dhe Kastro Zizon.

Dhe duket se largësia mori fund, pasi mbrëmjen e sotme Nora dhe Roberti po shijojnë një mbrëmje në shoqërinë e njëri-tjetrit. Është Nora, ajo që ka udhëtuar drejt Tiranës, për të përqafuar partnerin e saj. Të veshur bukur, duket se aksesori kryesor i tyre është buzëqeshja dhe sytë që shkëlqejnë nga lumturia.

Por ata kanë edhe një arsye shumë të veçantë për të festuar ditën e sotme, pasi janë zyrtarisht shtetas të Republikës së Shqipërisë. Nora dhe Roberti, u pajisën ditën e sotme me pasaportat shqiptare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *