• |
ide | kryesore

Përgjimet/ 4 fakte se pse prokuroria po shplan dyshen Rama-Xhafa

Arkiva, Kryesore

 

Në zbardhjen e dilemës se kush ka të drejtë në përgjimin e vëllait të ministrit të brendëshëm Agron Xhafa, ata që thonë se është zëri i tij, apo të tjerët që pretendojnë një manipulim, institucioni i akuzës me sa duket është bërë palë. Edhe sikur të pranojmë se gjithçka ka qenë e sajuar me aktorë nga Babalja i paguar nga PD-ja, sërish prokuroria i është shmangur shumë hapave që do të kërkonte një hetim i pastër dhe i ndershëm. Pra më shumë se sa nxjerrja e së vërtetës ajo është munduar të pastrojë dyshen Rama – Xhafa. Ja sepse…

1

Megjithëse çështjen e ka marrë në dorzim Prokuroria e krimeve të rënda, duke përdorur justifikiminse po heton një çështje të trafikut të drogës, që është kompetencë e saj, ajo nuk ka bërë asnjë hetim në këtë drejtim, përveçse ka “hetuar” për kallëzimin e rremë që i intereson tezës që hodhi në public kryeministri. Nëse vërtet do ishte e interesuar për të hetuar Trafikun e drogës ajo nuk do kishte lejuar të hiqej qafe brenda natës, Agron Xhafa. Njeriu që iu fsheh drejtësisë italiane për një dekadë e gjysëm, u dorzua tek ajo menjherë sa shpërtheu bomba babale. Fakti që e la Xhafën të “arratiset” ndërkohe që pretendon se po heton trafikun e drogës e bën automatikisht të anshëm hetimin e prokurorisë.

2

Një fakt tjetër që të bën të dyshosh se prokuroria ndjek vetëm udhëzimete çiftit Rama Xhafa ështe ai se ajo ka hetuar vetëm për pistën se Fred Alizot ka qenë një njeri i paguar nga PD. Pra nga akuzuesit. Dhe nuk ka bërë asnjë përçapje për të vërtetuar nëse ky njeri “që shitet dhe blihet nga të gjithë” mund të jetë paguar edhe nga pala tjetër, ajo e të akuzuarve. Organi akuzës nuk e ka bërë këtë, sepse atij si ka interesuar zbardhja e vërtetës, por pastrami i fytyrës së qeverisë.

3

Po të kishte pasur merak një hetim të paanshëm prokuroria huhej të investigonte dhe për pyetjen: Si ka mundësi që një njeri, si Fred Alizoti, i cili paskësh mbetuar i pakënaqur se Salianji nuk i pasak paguar paratë, është i gatshëm të bëjë burg për dëshmi të rreme? Pra mirë që Alizoti mbeti pa leke, po paska shkuar edhe është dorëzuar me këmbët e veta në policinë e Fierit? A nuk ngjall dyshime ky version dhe a nuk duhej hetuar edhe kjo pistë?

4

Po të kishte dashur të bënte një hetim të thelluar dhe të pavarur prokuroria do të kishte thirrur për të marrë në pyetje edhe Edi Ramën si njeriun që tha menjëherë pas ngjarjes se ishte 100 i bindur, madje posedonte edhe një provë shkencore të një laborator ndërkombëtar, që provonte se e gjitha ishte manipulim. Nuk e ka bërë nga frika se nxjerr kryeministrin gënjeshtar.

Të gjitha pikat e mësipërme tregojnë se në rastin më të mirë, edhe nëse denoncimi i Babales mund të ketë qenë një manipulim, prokuroria nuk është munduar të nxjerrë të vërtetën, por ajo është përdorur politikisht, vetëm për të zbardhur ata që e zgjodhën vetëm me votat e tyre Arta Markun.

©Lapsi.al

11 Comments

  1. Nese ne do dyshijme per gjithcka, kudo shohim skenare, manipulim kurre nuk do shkojme tek e verteta. Ne nje shtet demokratik hetimi i eshte besuar prokurorise dhe mbyllet ne gjykate.
    Kur ndodh dicka, te gjithe palet politike i kerkojne prok te hetoje. Kur prok heton, pala qe preket, cfare nuk thote per prok, e shan dhe telendis pa asgje te keqe.
    Fredi Alizoti eshte gjalle, dhe ka bere deklarimet e tij. Ne gjykate perseri do deshmoj. Ta leme hetimin te vazhdoj, se nese ne dalim teoricien, prokuror mbi prokuroret, atehere kurre nuk del ne pah e verteta.
    Salianji te shkoj ne prikurori, gazetari aktoret dhe eshte gjykata qe vendos, kush ka te drejte. Por jo te banalizohet kaq shume nje ceshtje, qe po hetohet per vete
    rendesine e rastit.
    Keto pyetje qe ju beni jane me shume politike, dhe ne vend te sqarojne , e bejne me lemsh opinionin.

    1. Ajo qe thua ti eshte e vlefshme ne nje vend demokratik ku pushtetet jane te ndara po kurrsesi tek ne.
      I ke bere ndonjeher pyetjen vetes se pse ne kohen e sales PD i fitonte te gjitha gjyqet dhe tani PS i fiton te gjitha kur po keta prokuror dhe gjykates jane perseri?

    2. “Alban” -nga cila foltore po i thua keto? Kur nuk ka nje prokurori te pavarur ( votat ja dha maxhoranca me urdher nga rama) , kur nuk ka nje gjykate te pavarur ( vetingu e tregoi veten si plotesisht te politizuar ) , atehere cfare drejtesie presim > Apo ate qe servir maxhoranca, me vjen keq per ata driteshkurter qe kenaqen me kaq pak

  2. Edhe sikur “argumentet” e çeshtjes ,te jene ne barazpeshe,ka 1000% te drejte opozita,i dobëti.
    Kryeministri gënjeshtar?!Tingellon si faj moral dhe jo veper penale.Kryeministri mashtrues,po.
    Ose,”rilindja”mashtruese,sepse ka te beje me nje krim te organizuar,dhe jo individual.Ne çdo
    skandal,Edvini nuk del menjehere,por pret derisa te konsultohet me kreret e mafies”rilindase”!
    Pergatitet platforma mashtruese,ku te gjith jan dakord,pastaj dalin me nje deklarate te
    perbashket.Gëbelsi,Endri Fuga,pergatit platformen mediatike per te gjith megafonet e medias,qe
    paguhen nga “rilindja” me Leket e takspaguesve ,per ti dhene shqiptareve rracionin ditore e
    lavazhit te trurit.Partia mbi te gjitha.

  3. Kushdo qe merr persiper, ta bej nje pergjim te tille, duhet se pari, te interesohet dhe sigurohet deri ne nje mase te caktuar, qe ky pergjim eshte real. Flas per pergjimin e pare te babales dhe gazetarit.
    Fredi Alizoti eshte shfaqur vete, ka kerkuar takim me drejtorin e pol fr, prokurorin, dhe pasi ka deponuar me vullnet te lire ka thene ato qe jane ne dosje.
    Me pas Salianji nxorri nje regjistrim, kur ky alizoti thoshte qe me kane bere presion, kishte ardh vete Ardi Veliu, dhe i fliste ketij, bashke me Tauland Ballen. Ne nje kohe qe kontaktin e pare me shtetin e ka kerkuar vete ky alizoti!
    Insistoj qe keta tipa nuk i duhen kujt, nuk duhet te merren per baze , se ca thone dhe deklarojne. Keta jane ca ordinere, te shkojne atje ku e kane vendin.
    Do vij dhe babalja, do deklaroj dhe ai. Do flase. Ketu do jemi e do degjojme.
    Por duhet lene prok, si arbiter mbi palet. Nese ne nuk njohim asnje arbiter, atehere ketu vetem konflikt do kete.
    Nese cdo krah politik, kur ndodhet nen akuze, do bej zhurmuesin, per te penguar drejtesine, ne cdo kohe qofte atehere ketu kurre nuk do dale e verteta.
    Salianji nuk ka pse ben show ne tv, te shkoj ne prok e te deklaroj atje. Te perballet atje me provat e prok. Une nuk besoj, qe nje prok si Gent Osmani , te perdoret nga politika ne kete rast, deri dhe te arrestoj nje deputet te djathte pa fakte. Eshte absurde, ta mendosh.

  4. Alban jam dakort me ty por me thuaj nje gje e ka takuar Ardi Veliu kete tipin apo jo? nese po atehere e tere alibia e shtetit bie, sepse nuk ka bythe ku te rrije qe Drejtori Pergjithshem takon dike nen hetim dhe aq me teper kur dihet se per vfare behet fjale publikisht

  5. Skandale të tilla mund të ndodhin vetëm në Shqipëri.
    Një vrasës , killer me pagesë, Bami, e takon ministri i mbrendshëm Tahiri e bën pazare me te.
    Një hajdut ordiner merret nga qeveria për ta përdorur si dëshmitar kundër opozitës, kur kjo ka ngritur një akuzë me fakte konkrete, e është drejtori i përgjithshëm i policisë që takon hajdutin duke i bërë thirrjen “bëju me ne”.
    Sekretari i përgjithshëm i partisë në pushtet, deklaron publikisht se ka miqësi familjare me një trafikant droge, e me që ish trafikanti tani biznesmen, qënka mik i Taos, ai na qenka bërë po aq i ndershëm sa Tao.

  6. Une nuk hyj tek ata qe besojne Alizotin.
    S’besoj asnje germe te tij, as te babales.
    Ndaj them qe nuk duhet ti marrim per baze. Jane qendrime qe mbahen nga i njejti person, diametralisht te kundert.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu