• |
ide | kryesore

Shteti si peng i skandaleve të Rilindjes

1, 2, Ide



E përfshirë në një spirale skandalesh që duket sikur s’ka fund, organizata e Rilindjes ka nisur një fushatë të ethshme për të mos u ballafaqur me to dhe për të shmangur përgjegjësinë politike që rëndon dukshëm në shpinën e mazhorancës. Kjo fushatë propagandistike, në njërën anë synon të shurdhojë ngjarjet dhe fenomenet e shmëtuara që ka prodhuar qeverisja dhe në anën tjetër të tentojë me çdo mjet t’u mbyllë gojën atyre që i denoncojnë ato.
Kryeministri, eksponentë të mazhorancës dhe veglat e tyre mediatike kanë vënë në shënjestër opozitën dhe në asnjë rast të vetëm nuk kanë reaguar për ngjarjet skandaloze që prej disa vitesh shokojnë opinionin publik në mënyrë ciklike. Një pjesë shprehin keqardhjen për Partinë Demokratike që ka rënë në nivelin e babaleve për të bërë opozitë, disa të tjerë merren me Bashën si sajues i skandaleve të paqëna, vetë kryeministri flet për një konspiracion të kurdisur për të rrëzuar qeverinë e tij dhe kërcënon me paketa ligjore anti shpifje dhe mbyllje portalesh, që kuptohet nuk janë të rreshtuara në ushtrinë e tij të gavetave.
Po të dëgjosh këtë fushatë në panik, të krijohet përshtypja se ka qënë Lulzim Basha që ia ka caktuar Agronin si vëlla Fatmir Xhafës dhe më pas ia ka dënuar për trafik ndërkombëtar droge që ta denigrojë si ministër përpara shqiptarëve. Apo sikur deputeti me syze i Krujës nuk është i organizatës së Rilindjes, por i Partisë Demokratike. Se horri nuk është përdhunuesi i Xhisielës, por oficeri i policisë që e denoncoi atë. Se kushurinjtë e Tahirit i zgjodhi Zagani dhe jo ministri që shëtiste me ta. Se deputetët dhe kryetarët e bashkive të organizatës, ishin zgjedhje e Sali Berishës dhe jo e Edi Ramës që krenohej me “trimat” e tij.
Mirëpo, pavarësisht biografisë së atyre që i denoncojnë këto skandale, ato mëgjithatë ekzistojnë. Të mos merresh me faktet por me lajmësin e tyre, është një strategji që nuk të çon larg, madje të përthith në skandale edhe më të mëdha.
Opozita dhe mediat kanë sigurisht problemet e tyre, por të shohësh vetëm ato dhe të mbyllësh sytë përpara korrupsionit, dhunës, manipulimeve dhe krimit që ka pushtuar çdo qelizë të vendit, kjo është shenjë e qartë që situata po rrëshket pakthim drejt bashkëjetesës me të keqen. Sepse qeveria nuk po tregon asnjë angazhim për ta luftuar atë, por të gjitha energjitë po i shpenzon për të mbyllur skandalin e radhës. Kjo është spiralja nga e cila një qeverisje nuk del dot dhe për pasojë fillon të devijojë pa e kuptuar nga autoritarizmi, stigmatizimi i kundërshtarëve politikë, zbulimi i komplotistëve, montimi i proceseve hetimore e gjyqësore, përndjekja e atyre që mendojnë ndryshe, përdorimi i metodave para shtetërore apo presionet e kërcënimet me ndëshkime “ligjore”. Sa më shumë shtohen përpjekjet për të mbuluar të vërtetat dhe për t’i ikur përgjegjësisë, aq më të mëdha bëhen pasojat që ato prodhojnë.
Rasti i minsitrit Xhafa është shembulli më i mirë për këtë. I emëruar si ministër në një kohë kur Shqipëria po përjetonte njollën ndërkombëtare të një narko- shteti, kur paraardhësi i tij ishte nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge, Xhafa u gjend përballë një fakti të njohur: vëllai i tij ishte dënuar me vendim të formës së prerë në Itali si drejtues i një organizate të strukturuar kriminale të trëfikut të drogës dhe jetonte i lirë në Shqipëri pa e vuajtur këtë dënim. Ky ishte një problem që Xhafën nuk e penalizonte ligjërisht, por politikisht (në një kohë kur bëhej vetingu për policinë) për të mos i dhënë asnjë ngarkesë minsitrisë delikate dhe vetë qeverisë, do të duhej të zgjidhte largimin nga ajo detyrë.
Strategjia për të mos marrë asnjë përgjegjësi, duke akuzuar kundërshtarin dhe sfiduar të vërtetën, i thelloi përmasat e ngjarjes duke e kthyer në një skandal politik. Vëllai i ministrit u dorëzuar në Itali, pa u marrë në hetim nga prokuroria. Kryeministri diktoi procesin hetimor duke deklaruar se një laborator privat i kishte thënë atij se përgjimi i vëllait të ministrit ishte i pavërtetë (ndërkohë që ekspertiza ndërkombëtare ende nuk ka dhënë një përgjigje të saktë). Pastaj shteti u detyrua që nga Babalja të bjerë tek kunati i tij, për të prodhuar një skenar që duke njollosur opozitën, të zhvlerësonte akuzat e saj. Po kështu edhe me rastin e Xhisielës, ku gjithçka u tentua të mbulohej atëherë kur ndodhi dhe të manipulohej atëherë kur u zbulua. Kryeministri, në stilin alla Erdogan, betohet se nuk do t’i ndahet këmba këmbës oficerit të shtetit, por lan duart nga soji i deputetëve që bëjnë ligjin e antishtetit.
Kur shteti hyn në spiralen e mbulimit të krimeve, dhe më keq akoma, duke bërë përgjegjës për to kundërshtarët politikë, atëherë sistemi demokratik ka pushuar së ekzistuari. Në këto kushte, të flasësh për zgjedhje dhe programe politike si mjete për të sjellë ndryshim, është shakaja që e bën më shumë të qeshë Edi Ramën.



21 Comments

  1. E e izoloi mafia e”rilindjes” Babalen ne Kosove,larg vendeve ku mund te merrte azil politik,
    larg mundesise se medias shqiptare per ta intervistuar,fitoi koh,e perpunoi,dhe sot e solli
    ne Shqiperi.Po deshmitarin kryesore,Vellain e Ministrit te Brendeshem,trafikantin e droges Agron(Geron)Xhafajn,do e sjellin?

  2. Armand ke te drejte,dhe Rama se do ne ere Xhafen por ata ja dine te fshehtat njeri tjetrit.Skandalet jane aq te medha dhe te shumta sa po doli njeri fillojne dhe dalin te gjithe dhe kjo “Rilindja” me siguri do shifet nga populli si organizate antipopullore .

  3. I ka thënë mjeshtërisht Shkullaku gjithë të vërtetat e situatës që ka krijuar Edi Rama në Shqipëri e nuk ka se çfarë të shtohet më tej.

  4. Shume i sakte Armand. Te pergezoj per kete shkrim. Poshte Rilindja dhe i cmenduri qe kemi ne krye te vendit, jane mjerimi i Shqiperise

  5. Ky shkrim me kujton cim peken para zgjedhjeve te 2013. Cim peka bente nje emision te nje kanal televiziv. Diskutonin te ftuarit e cimit ne emision qe te gjith simpatizant te partis ne pushtet edhe flisnin se sa te thjesht do ta kishte sala per te fituar zgjedhjet. Njekohsisht posht ekranit kishte nje vend ku njerzit mund te dergonin mendimet e tyre me sms. Dhe 85% e njerzve shkruanin lavde per partin ne pushtet dhe per udheheqesin legjendar, dhe pergezonin dhe cimin per emisionin qe drejtonte.

  6. PDja eshte bere nje organizate debilash qe merren me telefona, pergjime, kurvlleqe, pislleqe, budalleqe, spiunlleqe. Nuk ka Shqiptare, me gjak Shqiptari qe u jep voten debilave te ketij kalibri. Na mbyti Rama me lloj lloj debilash ministra, por po na mbyt me shume PDja me keta debila njerez qe ka grumbulluar rreth vetes. Ti marresh te gjithe tju fusesh nje praz ne vërë.

  7. Shyqyr Shkullak qe
    ke nderruar foton e mjeruar.Dukesh mo Tirons Tani,por prap je katunar,ndoshta do te duhen disa breza qe te behesh qytetar.

  8. Rilindja e Rames , e Fuges dhe Erion Velise do mbahet mend pikerisht per kthimin ne boomerang te propagandes te ngritur prej tyre. Keta jo vetem qe i shpartallaon pikesisht propapaganda e tyre por po i nxjerr qesharake, spurdhjake qe erdhen e iken e nuk kuptuan asgje nga shteti, ekonomia, qeverisja. Cdo gje e kane jashte kontrolli. Dhe ne vendimet financiaro ekonomike veprojne vetem ne kushte presioni nga me te fortet. Bejne ate dhe vetem ate qe i shkon pershtat te forteve, ne te gjitha fushat. Po te shihje dok e prokurorise keto dite kuptohej se ne cfare kushte nxitimi, frike e mungese shteti veprojne. Keta do bien keq shume. Rama paska qene nje idjot pervec i lig e i paafte e delirant. Tani edhe une mendoj qe ai nuk duhet te terhiqet e te ike. Cdo minute e tij ne krye te ketij vendi eshte nje skandal dhe cdo minute me shume do ta beje edhe me tragjike e komike renien e tij. RIP Partia Socialiste. Ka patur ne ate parti burra te mencur e me integritet. Tani gjithe PS ka fytyren e ben ahmetajt, eri velise e elisa spiropalit. Tmerr. Hajdute me cizme e palaco politike.

  9. Shkullak ,pamjen e ke rregulluar ,dukesh si qen oficeri fshatar.Shkrimi eshte tamam per fshatare,vetem konstatime rrugesh.S’ke Leng ne Tru per gazetare,ngelesh pergjegjesi I vatres se kultures.Ke pare corape te bardha demokratike?

    1. Je Toma apo një këlysh i stërvitur tek Tema e mero Bajgës ?
      Në ke tru, polemizo me ato çfarë ka shkruajtur Shkullaku e jo se a është apo jo ai fshatar.
      Po cili shqiptar mund të pretendojë se është vërtetë një “qytetar” i nivelit europian ?
      Edhe Tirana , sot kryeqytet i Shqipërisë, para 150 vitesh ishte një nga fshatrat më të prapambetura të Shqipërisë e ju soji i komunistëve që zbritët byth e opinga grisur nga malet, analfabetë e hajdutë, na u bëtë “qytetarë”.
      Po pse o kafshëria komuniste, mos Budi, Buzuku, Gjergj Kastrioti e deri Fan Noli që kanë bërë historinë tonë, meqë kanë lindur e jetuar në fshat, paskan qenë budallej e i ditur paska qenë krimineli pa shkollë Enver Hoxha apo ky zdapi i gjatë që keni zgjedhur për kryeministër e si bojaxhi nuk e ka ciklin e plotë të shkollimit ? Fshatarë në kuptimin e të pagdhendurit, mund të gjesh vërtetë edhe në jetën publike e politike shqiptare.
      Shembullin e katundarit tipik të pa gdhendur e ke tek M…… Nanoja apo M……. Baze që shiten si gazetarë apo me dhjetra deputetë si Tao Balla që shiten si politikanë.
      Po krahasoni analizën llogjike e arsyetimet e Armand Shkullakut për politikën shqiptare me idiotësitë që shkruan apo deklaron Spartak Ngjela apo Muç Nano, që e ka bërë veten “të pavdekshëm” si “flamurtar i qelbësirave”

  10. @@@@ I nderuari “I Paemer” ndoshta ti je vete subjekti ose objekti ne fjale.Nuk flitet per fshatar ne kuptimin fizik dhe as ate mendor,por flitet per nje emancipim qe Skullakut i mungon,ngelet aty ne po ato gjera ,vetem i kthen majtas apo djathtas.Bushati ben analiza dhe prodhon te reja ,kurse ky Shk. te merzit me gjatesine dhe kotesine e mendimit sepse ka stil te varfer dhe te lodh.Jam dakort qe shume emra gazetaresh i japin vehtes kot dhe jane bosh sidomos Nano qe ka ngelur tek kendi i emulacionit socialist.Gjithsesi mendimet jane subjektive dhe te bejne qe te luftosh me shume.

    1. “Një mik me emër” ????? Mik i kujt je more mik e pse nuk e shkruan emrin ?
      Sipas teje gazetari Shkullaku qenka “i pa emancipuar” se shkruan gjatë e të lodh me “kotësinë e mendimit”,
      Nuk të pëlqejnë ty mendimet që shfaq ai, ndoshta edhe për faktin se ai ndryshe nga Bushati që ndonëse janë shokë, ka bindje përgjithësisht të djathta politike e në këtë pikë është krejtësisht i kjartë për sejcilin që beson në demokracinë europiane.
      Nuk është thjeshtë punë shijesh kur dikush përpiqet të japë mendime për politikën.
      Është në rradhë të parë punë interesash e punë formimi intelektual.
      Me aq sa kam vënë re me njohjet e shumta që më ka dhënë mundësinë të kem profesioni im, e them me bindje se veç kuadrove të larta të PPSH e oficerëve të sigurimit, kundër opozitës aktuale janë edhe ish spiunët e sigurimit, të cilët kanë vuajtur këto 30 vite nga komplekset e frikës së fajit, se mos demokratët do të persekutonin njëlloj siç bënë persekutorët komunistë.
      E kjo frikë ka qenë rrënjosur jo vetëm tek ata që spiunuan vetë, por edhe tek fëmijtë e spiunëve.
      Kësaj kategorie shqiptarësh ju bëj thirrje që ta heqin këtë frikë nga vetja e fëmijtë se sistemi demokratik dhe idealet e demokracisë nuk i pranojnë format kriminale të persekutimit komunist.
      Meqë më drejtohesh me stilin e Edi Ramës me fjalët “një mik me emër”, a mos mendon se po më shantazhon duke kërkuar të më thuash se të njoh ?
      Nuk më njeh gjëkundi o zotëri se nëse kërkon fshatarin apo qytetarin “e emancipuar”, si shqiptar, vetëm qejfllitë e komunizmit si puna tënde nuk mund ti quash të emancipuar.
      Kusht i parë në emancipimin e njeriut, është të dalë nga rrethi i mendësisë së mafies së krimit e dhunës. Ai që kujton se mund t’ju diktojë të tjerëve bindjet e tij me kërcënimin se do të vërë vrasës killer me pagesë, nuk është fare fjala për punë emancipimi, se kafshët nuk marin vesh me arsyetim , por që të zënë mënd, duhen futur tërë jetën në burg që të kuptojnë se çfarë është dhuna.

  11. Po qe se bethama dhe tuli kaperdihen e shijohen, perse mos te na pelqejekur ka edhe perparesi ne kohe qe shkruhet. Mos e merni si tregim, qe na pelqe, apo sna pelqe, te vertetat,,,kjo duhet te na shqetesoje, sepse po tjetersohemi.Per mendimin tim, i uroj sukses ne kurajon e pershfaqjeve te situatave origjnale .

  12. Or ju lulkuqet e rames qe ju duket shullaku si katundar po taulanti apo sabriu si ju duket edhe nje fuge që keni simpatik ate ja moren partizanet tani une kete spo kuptoj ju ku huni ke sabriu apo ke Ai që ka ikur Ne mal

  13. Nuk eshte vetem Shkullaku fshatar nga Stropska por eshte edhe Saliu nga Vicidoli! Jo vetem fshatar i lindur por edhe sot kane ngelur te tille nga trute! Njeriu do tre breza qe te behet qytetar! Une nuk i lexoj me artikujt e Bushatit,Lubonjes apo dhe Shkullos sepse e dine cfare do te thone e di se cfare urdherash kane marre nga Saliu! EShjte njelloj si ne kohen e enverit qe sollen ne qytet fshatare partiake dhe i vune ne krye te komiteteve te partise! Kete kulture ka Brrish dhe Shkullo!

  14. Ne nje vend ku mafia bene ligjin skandalet jane mese normale . Por edhe kesaj mafia shtet ka menduar se si ta zgjith me ligjin e gjoja shpifies . Diktatura te denonte me burg , ndersa keta te mafies duke te “rrahur xhepin” . Ç’ndryshim ka? Dhe ç’eshte me forta se mashtruesi , genjeshtari dhe shpifesi nr2(se nr 1 eshte Veliaj) ne kete vend do te beje ligjin e antishpifies .

  15. Po e godasim fort Ramen sa te kaloj edhe KY vit.Ne janar19 do hedhim shoqerine civile(Jo ate uashtarake) ne aksion,po mbas dt 11 janar qe te na tretet gjeli.

  16. Nuk e di pse po e quani “SKANDALI BABALIA” ndersa duhet ta quant “SKANDALI XHAFAJ’ se ata canten ne burg. Babaliia dhe te tjeret e denoncuan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *