• |
ide | kryesore

Skandali/ Akuza ka një dëshmitar…të afërmin e Cristiano Ronaldos

Sport



Cdo ditë dhe cështja merr rrjedhë të re. Pas deklaratave të para të Cristiano Ronaldo përmes një komunikate të avokatit të tij Peter S. Christiansen, zgjedhur nga portugezi, është e përditshmja portugeze Correio da Manha, që po rreh fort cështjen, duke nxjerrë dy detaje të tjera të rëndësishme.

I pari lidhet me një dëshmitar të pretenduar që akuza beson se mund ta sjellë të dëshmojë. Në një intervistë për gazetën, Larissa Drohobëczer, një nga avoktatët e akuzueses Kathryn Mayorga, ka bërë të ditur qëllimin për të përfshirë në hetim një të afërm të Cristiano Ronaldos: “Pas asaj që ndodhi në suitën e hotelit mes Ronaldos e Mayorga ka hyrë një familjar i portugezit, por jo në momentet e raportit seksual”, ka shpjeguar ajo, pa specifikuar nëse bëhej fjalë për kushëririn e CR7 apo kunatin, që kanë qenë prezentë në darkën e asaj mbrëmje.

Correio da Manha ka zbuluar se përtej mbrojtjes së Ronaldos, portugezi është shprehur i gatshëm të japë dëshminë e tij për Policinë e Las Vegas mbi këtë cështje, por vetëm me video-konferencë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *