• |
ide | kryesore

Sot vetingu për Adnan Xholin, prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme

Lajme, Të fundit



Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Adnan Xholi do të jetë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Më herët ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa prej 2013 ndodhet në Prokurorinë e Përgjithshme. Trupa gjykuese e vetingut drejtohet nga Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Sipas një raporti të prodhuar nga BIRN tregohet se Adnan Xholi ka deklaruar një pasuri familjare me vlerë 300 mijë lekë në vitin 2003, viti i parë i deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë.

Referuar deklaratës së parë, Xholi nuk dispononte prona të patundëshme ndërsa pasuria e tij përbëhej nga një autoveturë me vlerë 300 mijë lekë e siguruar me të ardhurat nga paga.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Prokurorit Xholi ishte 11.9 milionë lekë, me një rritje 40 herë nga deklarimi i parë. Kjo pasuri përbëhet nga një apartament i blerë me kredi në vitin 2005, likujditete në bankë në masën 3.8 milionë lekë dhe likujditete kesh në masën 16 milionë lekë. Xholi disponon edhe automjete me vlerë 1.1 milionë lekë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *